titulli.com
Lokale

“Shqiptarët e Luginës do t'i bashkohen Kosovës”

01.Mar.2013 08:29
0
[caption id="attachment_60481" align="alignleft" width="257"]Zeqirja Fazliu, ish kryetar i PDSH-së, Preshevë Zeqirja Fazliu, ish kryetar i PDSH-së, Preshevë[/caption] Me rastin e 21 vjetorit të referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, protagonisti kryesor i këtij organizimi thotë se shqiptarët e Luginës do ta shfrytëzojnë këtë verdikt kombëtar. Zeqirja Fazliu, njëri ndër organizatorët e referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 të mbajtur në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka thënë se rezultatet e këtij referendumi, që kanë për qëllim bashkimin e këtyre komunave me Kosovën do të shfrytëzohen në momente të caktuara. “Shqiptarët e Luginës do të dinë që në momente të caktuara të vejnë në dispozicion verdiktin kombëtarë. Me marrëveshje reciproke do të mund të vijmë deri te lejimi i shtetit për të jetuar shqiptarët e Serbisë me shtetin kosovarë. Vetëm në këtë mënyrë do të arrihet ujdia për tri komunat shqiptare Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duke iu bashkuar Kosovës”, është shprehur Fazliu për RTV Presheva, transmeton Titulli. “Me jetësimin e referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 do të realizohen aspiratat e popullatës së kësaj ane”, kështu kanë vlerësuar një pjesë e njohësve të politikës vendore. Kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa, ka thënë se edhe më tutje politika do të vazhdojë veprimin pavarësisht rrethanave që do të krijohen në kohë të caktuar, sipas tij, çdo herë duke u sinkronizuar me politikën evropiane dhe atë botërore. /Titulli.com/
Mustafa: Ta dijë Thaçi, Lugina do vetëm bashkim me Kosovën
Komuna ndan mjete për rregullimin e varrezave, por jo edhe Beogradi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration