Lokale
Komuna ndan mjete për rregullimin e varrezave, por jo edhe Beogradi
Varrezat e shqiptarëve të fshatit Osllarë të dëmtuara në fillim të këtij muaji do të rregullohen me ndihmën e mjeteve të ndara nga buxheti i Komunë së Bujanocit
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Komunal të Bujanocit u morr vendim që të ndahen 250 mijë dinarë (rreth 2.200 euro) për të rregulluar varrezat e shqiptarëve mysliman të dëmtuara nga persona deri më tani të panjohur, raporton Titulli.
Ndihmë materiale për rregullimin e varrezave në Osllarë nuk ka ofruar Qeveria e Serbisë, ashtu siç veproi ajo e Kosovës kur ndau 97 mijë eurove për rregullimin e varrezave serbe në Fushë Kosovë dhe Kllokot.
Deri më tani autoritetet e rendit dhe hetuesisë nuk kanë arritur të zbulojnë dëmtuesit e përmendoreve në këto varreza shqiptare./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!