Shkollat e Luginës të respektojnë listën e verifikuar nga Ministria e Arsimit të Serbisë
Në zyrën e KBI-së në Preshevë, është mbajtur mbledhja e komisionit pranë BIPBM-së, për pranimin e kuadrit arsimor për lëndën fetare nëpër shkollat fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe.Kryetari i komisionit për pranimin e kuadrit arsimor për lëndën fetare Bejtulla Bejtullahu tha se lista e kuadrit arsimor për lëndën fetare e cila ka kaluar nëpër proceduarat e Komisionit përgjegjës për pranimin e kandidatëve, është verifikuar nga Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë dhe së shpejti pritet t’u dorëzohet shkollave shqipe në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë”.
“Drejtoritë e shkollave përkatëse duhet të bashkëpunojnë me komisionin pranë BIPBM-së dhe t’i përmbahen Vendimit të Ministrisë së Arsimit, për pranimin e kuadrit adekuat sipas Listës, në procesin edukativo-arsimor të lëndës fetare”, deklaroi Bejtullahu.
Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e përgëzon personelin arsimor të lëndës fetare dhe shkollat për fillimin e vitit të ri shkollor 2014/2015, duke u dëshiruar suksese në përhapjen e dijes, kulturës dhe emancipimit arsimor në të gjitha nivelet, njofton Shërbimi për Informim i BIPMB, të nënshkruar nga kryetari i saj Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe koordinator i pranimit të kuadrit arsimor për lëndën fetare nëpër shkollat me mësim në gjuhën shqipe në nivel të Luginës.