A ishte Shefqet Krasniqi banorë i Preshevës?
Lokale

A ishte Shefqet Krasniqi banorë i Preshevës?

17.Sep.2014 20:47
0
Në vitin 2003 kishte pushuar së ekzistuari Federata Jugosllave(SRJ), por dokumentet e këtij entiteti kishin vazhduar të lëshoheshin edhe më 2006, kur ishte pavarësuar Mali i Zi. Shefqet Krasniqi ka marrë letërnjoftim të Serbisë më 2004.
Në këtë kohë Serbia dhe Mali i Zi kishin ndërtuar unionin e ri shtetëror (SMZ), por ende lëshoheshin dokumente të vjetra, pra të SRJ’së. Krasniqi nuk kishte hezituar të pajisej me një dokument të tillë –që në Kosovë lëshohej nga Serbia.

Pas publikimit të lajmit se në shtëpinë e Shefqet Krasniqit ishte gjetur edhe një letërnjoftim i Serbisë që imamit i ishte lëshuar më 2004, mbështetës së Krasniqit kanë reaguar duke thënë se në këtë kohë nuk ka ekzistuar Jugosllavia ose më saktë Republika Federale e Jugosllavisë.

Sic dihet Republika Federale e Jugosllavisë është shuar më 2003 kur kishte hyrë në fuqi marrëveshja për krijimin e unionit shtetëror ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, i cili kishte ekzistuar deri më 2006 kur Mali i Zi ishte pavarësuar pas një referendumi, shkruan gazetaexpress.com/

Por pavarësisht se federata ishte shuar më 2003, dokumentet si letërnjoftimi ende kishin mbajtur emërtimin e njëjtë pra të Republikës Federative të Jugosllavisë. Pra, Shefqet Krasniqi ishte pajisur me letërnjoftim që lëshohej nga Ministria e Brendshme e Serbisë, në kohën e Unionit SMZ , por në këtë dokument shkruan Republika Federative e Jugosllavisë.

Ndërkohë mediat kanë raportuar se përveç kësaj, Krasniqi në vitin 2008 ishte regjistruar si banorë i Preshevës, kurse një vit më vonë ai sërish ndërron vendbanim për t’u kthyer në Prishtinë, konkretisht në “Orloviq”./Titulli.com/

Shkollat e Luginës të respektojnë listën e verifikuar nga Ministria e Arsimit të Serbisë
Komuna e Bujanocit ndihmohet me veturë dedikuar romëve (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration