Shkarkohen Këshillat e shkollave në Bujanoc?
Lokale

Shkarkohen Këshillat e shkollave në Bujanoc?

23.Jul.2013 16:19
0
Ministria e Arsimt, Shkencës dhe Teknologjisë përmes një vendimi ka shkarkuar Këshillat e tre shkollave shqiptare në komunë të Bujanocit. Shkollat fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, “Migjeni” në Muhoc dhe shkolla e mesme “Sezai Surroi” tani më janë pa organin më të lartë drejtues. Sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit që i është dërguar Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Komunës së Bujanocit dhe shkollave të lartpërmendura, janë plotësuar kushtet për shkarkim të këtyre Këshillave në bazë të nenit 55, mbi ligjin për themelimin e sistemit të arsimit dhe edukimit. Në njoftimin e nënshkruar nga inspektori i arsimit Dragan Mitroviq ndër të tjera thuhet se gjatë inspektimit të dokumentacionit të përgjithshëm është vërtetuar se anëtarët e Këshillit në këto tri shkolla shqiptare janë emëruar në kundërshtim me alinenë 5, 8 dhe 13 të nenit 54 mbi ligjin për themelimin e sistemit të arsimit dhe edukimit. Me këtë rast përmes një kumtese ka reaguar KKSH duke thënë se ky vendim “dëshmon vërtetësinë e deklaratave të KKSH-së të bëra publikisht mbi gjendjen në arsim, procesin mësimor si dhe interferimin dhe dirigjimin e politikave ditore që shpien këto shkolla në gjendje të mjerueshme menaxhimi dhe bizariteti i drejtuesve të këtyre shkollave, që sollën për pasojë krijimin e situatave të jashtëzakonshme nëpër këto shkolla”. Në këto shkolla të Luginës me vendim të Ministrisë së Arsimit ishin vendosur Këshillat e përkohshme, ndërsa më vonë u mbajtën zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillave, pas së cilës u bënë edhe ndryshimet e drejtorëve në këto institucione arsimore. Pas zhvillimit të procesit zgjedhor në shkollat “Naim Frashëri”, “Migjeni” dhe “Sezai Surroi”, u mbajt edhe një seancë e Kuvendit Komunal në të cilët anëtarët e rinj të Këshillit të shkollave morën dritën jeshile nga kuvendarët. Në vendimin e Ministrisë së Arsimit të drejtuar KKSH-së nuk sqarohen se cilat do të jenë hapat e mëtutjeshme pas shkarkimit të organit më të lartë në këto institucione./Titulli.com/ Vendimi i Ministrisë dërguar KKSH-së Fejzullahu: Ministria kërkon përsëritje të zgjedhjeve në shkollat e Bujanocit
Fejzullahu: Ministria kërkon përsëritje të zgjedhjeve në shkollat e Bujanocit
Organizohen “Netët e Gejzerit” në Medvegjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration