Fejzullahu: Ministria kërkon përsëritje të zgjedhjeve në shkollat e Bujanocit
Lokale

Fejzullahu: Ministria kërkon përsëritje të zgjedhjeve në shkollat e Bujanocit

23.Jul.2013 18:29
0
Pas publikimit të vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Serbisë se në disa shkolla të Bujanocit janë plotësuar kushtet për shkarkim të Këshillave të shkollës, ka reaguar Bajram Fejzullahu, kryeshef i Drejtoratit për Veprimtari Shoqërore në Bujanoc. Sipas Fejzullahut nuk kemi të bëjmë me shkarkim të Këshillave në tre shkollat e komunës së Bujanocit, por kërkohet të rizgjidhen anëtarët e Këshillit të shkollës. “Pas mbajtjes së zgjedhjeve në këto shkolla është ankuar Këshilli Kombëtar Shqiptar, dhe në bazë të kësaj ankese në shkolla kemi pas kontrolle nga inspektorët republikan të arsimit”, tha Fejzullahu, raporton Titulli. “Ministria e Arsimit ka lëshuar vendim që në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc  dhe shkollën fillore “Migjeni” në Muhoc të përsëriten zgjedhjet e Këshillave të prindërve, ndërsa në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujannoc të përsëritet i gjithë procesi i zgjedhjes së Këshillit të shkollës”, u shpreh Fejzullahu. Sipas tij vendimet që janë marr deri më tani nga anëtarët e Këshillave të këtyre shkollave janë të plotfuqishme deri në zgjedhjet e reja, që siç citon Fejzullahu vendimin e Ministrisë, zgjedhjet duhet të mbahen brenda një muaji. Shkollat e Luginës të përfshira në sistemin arsimor të Republikës së Serbisë, në Këshillat e shkollave kanë nga nëntë anëtarë, tre janë nga kolektivi i shkollës, tre nga prindërit dhe tre anëtarë nga pushteti lokal. Ky Këshillë më pas gëzon të drejtën e zgjedhjes së drejtorëve në këto institucione arsimore/Titulli.com/   Shkarkohen Këshillat e shkollave në Bujanoc?  
Angjella nga Bujanoci me zemër të re
Shkarkohen Këshillat e shkollave në Bujanoc?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration