SHBA zyrtare: Kosova dhe Serbia të vetëvendosin për marrëveshjen dhe korigjimin?
Lokale

SHBA zyrtare: Kosova dhe Serbia të vetëvendosin për marrëveshjen dhe korigjimin?

18.Oct.2019 10:00
0

Dialogu Kosovë-Serbi ishte një nga temat më të rëndësishme në Forumin e Sigurisë në Beograd në të cilën morën pjesë përfaqësues të jetës institucionale, politike e civile nga Brukseli, Washingtoni, Moska dhe vende tjera të perëndimit. 

Drejtori i Zyrës së Departamentit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore David Kostelancik,  tha në panelin e diskutimit se prioritet strategjik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është arritja e marrëveshjes së paqes mes Kosovës dhe Serbisë duke  e ditur se nuk është një proces i thjeshtë.

“Kosova sapo ka dalë nga zgjedhjet dhe SHBA-të kanë shprehur tek liderët e të gjitha partive shpresën dhe pritjen se do të formojnë një qeveri pro dialogut, e gatshme për ta suspenduar taksën e cila ka bllokuar procesin”, tha mes tjreash Kostelancik, zëvendës i të Dërguarit të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer. shkruan Titulli.com. 

Ai theksoi nuk duhet të humbet mundësia për njohje reciproke dhe një marrëveshje ligjërisht e pranueshme që mundëson paqen e qëndrueshme. 

Diplomati i Zyrës së Departamentit të Shtetit, David Kostelancik i pyetur nëse mbështesin korrigjimin apo ndarjen si një zgjidhje të mundshme, ai ka thënë se nuk kanë një qëndrim për këto çështje dhe se për marrëveshjen duhet të vendosin Kosova dhe Serbia. 

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, gjatë një  diskutimi në  Forumin e Sigurisë  në  Beograd, nën kujdesin e së cilës filloi dialogu Beograd-Prishtinë në vitin 2012, tha se palëve nuk u kërkohej që të kalonin linjat e tyre të kuqe dhe qëllimi ishte të përpiqeshin të paktën të sjellin përfaqësuesit në të njëjtën dhomë, në të njëjtën tryezë. 

“Synoja të bënim gjëra të përbashkëta të cilat vendet e Ballkanit e kanë të pamundur t’i bëjnë vetë, për përfundimin e konflikteve dhe ecjen përpara. Kur kemi nisur dialogun, nuk kemi kërkuar që palët t’i kalojnë vijat e kuqe të vendosura prej tyre. Nuk i kemi kërkuar Serbisë ta njohë Kosovën, as Kosovës të bëjë kompromis me sovranitetin. Por kemi dashur të ndërmarrin veprime të cilat janë shërbim të qytetarëve”, ka deklaruar Ashton.  

Kurse diplomati francez, Frederic Mondoloni i cili mbulon edhe Evropën Qëndrore, përfshirë Ballkanin Perëndimor është shprehur se “status quoja” në raportet mes Kosovës dhe Serbisë është e paqëndrueshme dhe se palët duhet të shkojnë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse. 

Kundër zgjidhjeve që implikojnë ndryshim të kufijve është shprehur Susanne Schutz, Drejtoresh për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe Shtetet e EFTA-s, në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë. 

Ajo theksoi se rajonit i duhet një zgjidhje që i kontribuon paqes, zgjidhja e qëndrueshme mes dy vendeve është me rëndësi thelbësore për të ardhmen e tërë rajonit. 

Organizatorja e kwtij forumi,  Sonja Licht është shprehur e bindur se qasja që po aplikon BE-ja në raport me Ballkanin nuk është shpresdhënëse. Sipas saj, mos hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE, si dhe mungesa e liberalizimit të vizave për Kosovën, është duke minuar të arriturat e Ballkanit Perëndimor. 

Forumi i Sigurisë në Beograd është mbajtur me temën “Duke u përpjekur për drejtësi në një botë të ndarë nga data 16-18 tetor, ndërsa Portali Informativ Titulli.com për vitin e 5-të me radhë ka qenë partner zyrtar medial i këtij forumi për Ballkanin Perëndimorë./Titulli.com/

Arifi: E rëndësishme deklarata e Kurtit për reciprocitet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration