Arifi: E rëndësishme deklarata e Kurtit për reciprocitet
Jemi pothuajse para formimit të qeverisë së Kosovës dhe me shanse të mëdha të deklaruara deri tani nga mediet por edhe nga vet akterët politikë se do të kemi një koalicion mes LVV-së dhe LDK-së. Në një intervistë për Titulli.com kryetari i PD-së, Nagip Arifi duke folur për marrëdhëniet mes Kosovë dhe Luginës së Preshevës tha se ajo që është më e rëndësishmja është reciprociteti i deklaruar nga vet Albin Kurti.
Arifi deklaroi se duhet të kemi një përkushtim më të madhë të Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës gjë që na ka munguar deri më tani.
“Shpresoj se qeveria e ardhshme e Republikës së Kosovës duhet të ketë një përkushtim më të madh për shqiptarët e Luginës së Preshevës, sepse për fat të keq qeveritë e deri tanishme nuk kanë pasur përkujdesje aq sa duhet” – deklaroi Arifi.
Ai tha për Titulli.com se deklarata e Kurtit për reciprocitet është shumë e rëndësishme pasi në deklratat politike të nënshkruara kohë më parë nga subjektet politike në Luginë kërkohet pikërisht kjo gjë.
“Më pëlqen deklarata e kryeministrit në ardhje të Kosovës kur thotë se do ti marrë të gjitha masat e reciprocitetit. Çka do të thotë se shqiptarët e Luginës së Preshevës, nëse merren këto masa do të fitojnë po aq sa fitojnë serbët e Kosovës. Ne gjithmonë subjektet politike shqiptare dhe deklaratat politike të cilat i kemi aprovuar, kemi kërkuar që të përdoren masat e reciprocitetit. Çka do të thotë se at që fitojnë serbët e Kosovës ta kenë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës” – theksoi Arifi.