Shaip Kamberi ia tregon "rrugën", hoxhës nga Turia! (foto dhe video)
Lokale

Shaip Kamberi ia tregon "rrugën", hoxhës nga Turia! (foto dhe video)

23.Oct.2014 09:48
0

Koalicioni për të drejtat shqiptarëve, vazhdoi me fushatën parazgjedhore në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit.

Ishte kryetari i nëndegës së Partisë për Veprim Demokratik në Tërnoc, Agim Hasani, ai i cili e hapi tubimin me qytetar, ku pasi prezentoi të gjithë kandidatët për kuvendin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, nga lista PVD-UDSH, theksoi se: “Ne shqiptarët kemi mbetur të fundit në themelimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, edhe pas 20 pakicave të tjera, dhe si të tillë kemi mbetur mbrapa shumë popujve në Serbi” – shtoi Hasani.

Bartësi i listës i Koalicinit për të drejtat e shqiptarëve, sqaroi të rriturat e KKSH-së për katër vite nga themelimi i saj.

“Për katër vite, kemi sjellë rreth 84 libra, nga të cilët shumë fillorista shqiptar tashmë iu nënshtrohen mësimit me libra të sjellura nga ne. Ne e kemi themeluar edhe Fakultetin Ekonomik, ku mbi 160 studenta shqiptarë nga Lugina, studiojnë në derë të shtëpisë” – tha Beqiri.

Galip Beqiri, gjithashtu i bëri thirrje dy koalicioneve që kanë të nominuar Jonuz Musliun për kryetar të KKSH-së, që t’a marrin kryetarin e LPD-së Jonuz Musliun me veti dhe mos t’a mshefin nga qyetarët.
“Ata katër doktora, që kanë të nënshkruar ketë dokument, e të cilët e kanë nominuar Jonuz Musliun me shkollë të mesme për kryetar të KKSH-së, le t’a marrin nëpër fushata Jonuzin, me që vetë janë dakorduar që ai duhet t’a udhëheqë KKSH-në” – përfundoi Galip Beqiri, kryetar aktual i KKSH-së.
Ishte Shaip Kamberi, kryetar i degës së PVD-së në Bujanoc, ai i cili iu kundërpërgjigjë akuzave ndaj tij personalisht dhe PVD-së. “Na quajnë vllezër, ndërsa na urrejnë më shumë se SPS-in e SNS-in. Janë këta të njëjtit të cilët i mbajnë të fshehura kërkesat tona nga PVD dhe UDSH për ndryshimin e emrave të rrugëve” – tha Kamberi.

Kamberi foli edhe për relacionin Nagip Arifi – Jonuz Musliu.

“Më 2006, në duelin televiziv në mes të Nagip Arifit dhe Jonuz Musliut, kur ky i fundit i tha Nagip Arifit, se “Se ti nuk je kryetar historik, me që edhe Canën e Tërnocit me pas qit kandidat, ka pas me u zgjedh kryetar!” – shtoi Kamberi
“E tash, Nagip Arifi i ka qit tërnovcalive një kandidat siç është Jonuz Musliu, prej nga ajo e drejtë?!”
Për fund, Kamberi kishte lënë qershin mbi tortë. Ai iu përgjigjë akuzave të djeshme të imamit të Xhamisë së fshatit Turi, Edmond Isufit.


“Mos t’i mbesë borxh as hoxhës nga Turia, i cili publikisht deklaroi se ne të PVD-së e kemi humbur rrugën. Publikisht po e pyes: Nëse unë dhe ne e kemi humbur rrugën, atëhere cila ka qenë arsyeja që ai (Edmond Isufi) erdhi të marrë konsullta pasi që u ftua në takime të fshehta në hotelin e Vranjës, pse nuk shkoi me i merrë konsulltat tek ata që e kanë rrugën e drejtë, por erdhë tek unë dhe më kërkoi ndihmë!”
“E kanë humb udhën ata të cilët vetëm 10 ditë më parë kërkoi këshilla dhe ndihmë, dhe me ato këshilla e gjeti rrugën e vet se e pat humbur rrugën ai” – përfundoi Shaip Kamberi, deputet popullor.

Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve, të enjtën do t’a përmbyll fushatën parazgjedhore me tubimin qëndror në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, me fillim nga ora 15:00.

Mediat dhe fushata parazgjedhore e Këshillit Nacional në Luginë
Medvegjë, ftesë për pjesëmarrje në zgjedhjet e KKSH-së (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration