Medvegjë, ftesë për pjesëmarrje në zgjedhjet e KKSH-së (video)
Lokale

Medvegjë, ftesë për pjesëmarrje në zgjedhjet e KKSH-së (video)

23.Oct.2014 11:45
0
Fushata parazgjedhore për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar e filluar ditë më parë, sot përfundon me tubimet përmbyllëse.

Si në dy komunat tjera të banuara me popullatë shqiptare, në Bujanoc edhe Preshevë, portali informativ Titulli ka marrë mendimin e akterëve që veprojnë në komunë të Medvegjës.

Sipas bashkëbiseduesve, pjesëmarrja në zgjedhjet e 26 tetorit është më shumë se e nevojshme.

Fidan Kosumi, redaktor i programit në gjuhën shqipe në Radio Medvegja, thotë se shqiptarët e Luginës duhet të vendosin njëherë e mirë, se a do të jenë pjesë e jetës institucionale të Republikës së Serbisë apo jo.

“Politika jostabile, e luhatshme, që disa herë thërret në bashkëpunim e disa herë në bojkot, është një politikë që i ka kushtuar mjaft shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe prandaj mendojë se kjo çështje njëherë e mirë duhet të definohet në mënyrë të prerë”, shprehet Kosumi.

Sa i përket KKSH-së, redaktori mendon se është një institucion apo organ shumë i rëndësishëm për avancimin e të drejtave të shqiptarëve, për arsye se me ligj garanton vetëqeverisje të pakicës kombëtare shqiptare në Serbi për arsimim, kulturë, dygjuhësi dhe përdorimin e simboleve kombëtare si dhe për informim.

“Mendoj se ka shumë çështje që duhet të zgjidhen definitivishtë në Luginë të Preshevës, sepse po përballemi me disa probleme të cilat me vite të tëra po zgjasin”, porositë Fidan Kosumi.

Kryetari i nëndegës së Partisë Demokratike në Medvegjë, Bajram Mustafa, ndanë të njëjtin mendim me bashkëvendësin, mendon se ky organ ka një rëndësi të veçantë për shqiptarët e Luginës e në veçanti ata të Medvegjës.

“Ky organ mundet të ndihmojë shumë duke e ditë gjendjen e shqiptarëve edhe në Luginë por e më gjerë, me theks të veçantë në Medvegjë. Këtu ka shumë ngecje, sidomos me arsimin dhe gjendjen nëpër shkolla”, shprehet Mustafa, duke nënvizuar se qëllimi kryesor i subjektit të tij është avancimi i katër shtyllave në kompetencë të KKSH-së.

Nga ana tjetër kryetari i degës së Partisë për Veprim Demokratik në Medvegjë, Fehmi Beha, thotë se subjekti i tij ka hyrë i përgatitur në këto zgjedhje.

“Partitë të cilat hyjnë në këtë koalicion për zgjedhjet e Këshillit Nacional janë edhe parti të cilat e formuan këtë organ para katër viteve, parti këto të cilat i kryen të gjitha parapërgatitjet, mbledhjen e mbi 27 mijë nënshkrimeve”, u shpreh Beha.

Ai është i sigurt që edhe gjatë mandatin e ardhshëm koalicioni PVD-UDSH do të menaxhojë me Këshillin Kombëtar Shqiptar. /Titulli.com/ 

 

 

Shaip Kamberi ia tregon "rrugën", hoxhës nga Turia! (foto dhe video)
Britania e Madhe përkrah zgjedhjet në Luginë dhe dialogun Beograd-Prishtinë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration