Shaip Kamberi i përgjigjet “akuzave” të Shqipërim Arifit: Era po frynë nga Beogradi (video)
Lokale

Shaip Kamberi i përgjigjet “akuzave” të Shqipërim Arifit: Era po frynë nga Beogradi (video)

14.May.2020 11:33
0

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë të dhënë për arbresh.info, ka akuzuar se 200 mijë euro të dërguara në Komunën e Bujanocit nga Qeveria e Kosovës, po keqpërdoren nga kryetari i  kësaj komune Shaip Kamberi.

Sipas Arifit, Kamberi këto fonde i kishte përdorur për fushatën e tij  zgjedhore duke blerë automjete për policinë dhe ambulantën e komunës, gjëra këto të cilat duhet të bliheshin nga institucionet e Serbisë.

Për të gjitha këto akuza ka reaguar kryetari i Komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi.

Ai në një intervistë të dhënë për arbresh.info, ka deklaruar se Shqiprim Arifi, përmes këtyre akuzave po mundohet t’i zgjidh problemet brenda partisë së tij.

Kamberi, duke i përgënjeshtruar deklaratat e Arifit, thotë se donacioni i dërguar nga Kosova është përdorur për blerjen e një autoambulance për Shtëpinë e Shëndetit dhe nevojat emergjente të qytetarëve. 

“Së pari kërkesën e parë që ja kam adresuar Kryeministrit të vendit për të ndihmuar Komunën e Bujanocit për përballje me situatën e krijuar nga pandemia, ka qenë kërkesa e blerjes së një autoambulance për dhënien e shërbimeve mjekësore në komunën tonë. Kjo kërkesë u aprovua dhe filluam procesin e blerjes së autoambulancës. Nuk e di se nga i ka ardhur ideja zotit Arifi, që kemi blerë automjet për policinë. Ai po tenton që problemet e veta brenda partisë, t’i tejkalojë me tema të jashtme. Nga dje e kemi rifilluar fushatën zgjedhore. Unë ua dërgova vendimin e këshillit komunal, se ku i kemi përdorur saktësisht këto të holla”, tha Kamberi.

Sipas tij, donacionet e 200 mijë eurot e dërguara nga buxheti i Kosovës, janë shpenzuar për nevojat e Shtëpisë së Shëndetit dhe bizneseve të prekura nga situata e jashtëzakonshme e  krijuar nga pandemia.

“Me këto të holla kemi blerë autoambulancë për shtëpinë e shëndetit, një EKG, një aparat për mushkëri, pajisje të imëta për ‘covid ambulanten’ në Bujanoc, por i kemi adresuar edhe në disa biznese të prekura nga masat e jashtëzakonshme, kemi ndihmuar bujqit, kemi blerë paketa me gjëra ushqimore, i kemi ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta dhe nevojat tjera të komunës sonë“, shprehet ai.

Kamberi, thotë se donacioni i Kosovës po i pengon Beogradit dhe Shqiprim Arifi po bëhet pjesë e kësaj.

“Zoti Arifi, në Preshevë njihet si i afërt me SNS-në e Aleksandër Vuçiqit. Po frikohem se ky donacion i Qeverisë së Kosovës po i pengon dikujt dhe po mundohen me nxjerrjen e temave in-ekzistence të degradojnë këtë ndihmë historike të dhënë nga Kosova.  Dokumentin e kam dërguar edhe në Ministrinë e Financave të Kosovës si dhe e kam njoftuar kryeministrin Kurti. Komuna jonë nuk blenë automjete për policinë.”

Kamberi: Kam frikë që era po frynë nga Beogradi

Sipas Kamberit, Beogradi po mundohet ta ndalojë Kosovën, të mos dërgoj ndihma në Luginë.

“Blerja e Autoambulancës për Shtëpinë e Shëndetit është edhe përgjegjësi e jona si komunë. Nuk mund të presim se kur qeveria Serbe të na jep donacione për blerjen e një autoambulance ndërkohë që nevojat e qytetarëve janë emergjente.  Unë kam frikë që era po frynë nga Beogradi. Beogradi zyrtar deri më tani me asnjë dinarë nuk ka ndihmuar komunën tonë për përballje me pandeminë. Të vetmet subvencione që i kemi marrë nga Serbia janë vetëm disa dorëza dhe maska. Mendoj se kjo është lojë e Beogradit, në mënyrë që të ndalojë Kosovën, të mos dërgoj ndihma këtu. Lus zotin Arifi të mos bëhet pjesë e këtyre lojërave.

Ndryshe, më 27 pill nga thesari i Bankës Qendrore të Kosovës dolën 500 mijë euro, për Preshevën u ndanë 200 mijë euro, për Bujanocin 200 mijë, ndërsa për Medvegjën 100 mijë euro. /Alban Begolli/arbresh.info/

LexoKëshilli Komunal i Bujanocit miraton propozimin për mjetet e Kosovës

Këshilli Komunal i Komunës së Bujanocit, më 5 maj ka miratuar propozimin për përdorimin e mjeteve në vlerë prej 200.000 euro, donacion nga Republika e Kosovës.

Sipas njoftimit të publikuar nga kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi Qeveria e Republikës së Kosovës nëpërmjet këtij donacioni, komunës së Bujanocit dhe banorëve të sajë i ka mundësuar:

• Blerjen e një autoambulance të përgaditur me të gjitha paisjet e nevojshme për transportimin sa më të sigurt të pacientëve të sëmurë. (6 milion dinarë).

• Subvencionimin e bujqëve (5.5 milion dinarë).

• Subvencionimin e bizneseve të vogla të cilët nuk kanë mundur të kryejnë veprimtaritë e tyre përshkak të masave kundrejt COVID19 (5.4 milion dinarë).

• Ofrimin e ndihmës financiare për fëmijët me nevoja të veçanta (1.2 milion dinarë) .

• Pako ushqimore për familjet në nevojë (1 milion dinarë).

• Përkrahje financiare për KKSH  (2 milion dinarë).

• Subvencion për mediat që kanë përcjellur dhe kontribuar në luftën kundër COVID19 (1 milion dinarë).

• Përkrahje financiare për Imamët e Xhamive të Komunës së Bujanocit (600 mij dinarë).

• Mjete për blerjen e paisjeve medicionale, spirometër për dispanzerin e mushkërive, termometër në distancë, oksimetër dhe paisje tjera për nevojat e COVID Ambulancës dhe ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët (600 mij dinarë).

Arifi: Me paratë e Kosovës, Bujanoci blenë automjete për policinë e Serbisë, është në dijeni edhe Kurti (video)
Mbi 200 mjekë vullnetarë nga Kosova, presin lejen e Qeverisë që t’i dalin në ndihmë Luginës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration