Arifi: Me paratë e Kosovës, Bujanoci blenë automjete për policinë e Serbisë, është në dijeni edhe Kurti (video)
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë të dhënë për arbresh.info, ka akuzuar se 200 mijë euro të dërguara në komunën e Bujanocit, po keqpërdoren nga kryetari i kësaj komune Shaip Kamberi.
Sipas Arifit, Kamberi këto fonde po i përdorë për fushatën e tij zgjedhore duke blerë automjete për policinë dhe ambulanten e komunës, gjëra këto të cilat duhet të bliheshin nga institucionet e Serbisë.
“Në fakt shqetësimin e kam pasur qysh para shpërndarjes së mjeteve. Nga provoja ime, dhe me aq sa e njoh unë Shaip Kamberin, është se do ti përdorë të gjitha mundësitë për të vazhduar pushtetin e tij të keq menaxhuar dhe të bllokuar totalit. Tashmë këto dyshime I kam të faktuara pasi që Shapi Kamberi I shpërndau 200 mijë euro në Bujanoc duke blerë veturë për policinë e vila është detyrë e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, pastaj kanë blerë automjet për një Shtëpi Shëndetësie e cila po ashtu është nën përgjegjësin e Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi. Pastaj këto të holla iu kanë shpërndarë mediave lokale për arsyeje që kanë bërë përcjellje të aktiviteteve në këtë situatë. Më pas këto të holla u janë shpërndarë xhamive dhe hoxhallarëve. Të gjitha këto kanë shkuar në atë drejtim për çka nuk ishte destinuar ky fond”, tha Arifi.
Shqiprim Arifi thotë se e ka informuar edhe kryeministrinë e Kosovës, Albin Kurtin për këtë.
“Këtë Shqetësim e kam paraqitur edhe në kryeministrinë e Kosovës para ardhjes së fondeve, duke I thënë se atje ka fushatë dhe këto të holla nuk do të përdoren siç duhet dhe nuk I shërben qytetarëve të komunës së Bujanocit. Nuk kam marrë asnjë përgjigje, çka kanë bërë nuk e di dhe është çështja e tyre”, tha Arifi për Arbresh.info.
Ai, deklaron se nga të hollat që i ka pranuar komuna e tij, kanë përfituar qytetarët e komunës.
“Duket qartë se Shaip Kamberi me të hollat e dërguara nga Kosova po investon në një fushatë. Kjo për neve është për keqardhje për arsyeje se këto mjete janë destinuar që nga ato të përfitojnë drejtpërdrejtë qytetarët e jo institucionet serbe. Në si Komuna e Preshevës këto të holla i’a kemi dhënë drejtpërdrejt qytetarëve si bizneseve, pensionistëve, të varfërve, të rinjve të dëmtuar nga papunësia, ia kemi dhënë mjekëve, infermierëve shqiptarë, punëtorëve që kanë punuar në rrugë gjatë kësaj periudhe dhe nuk I përdorim për fushatë. Më 21 qershor janë zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme, dhe ata I kanë përdorur për fushatë.”, u shpreh ai për Arbresh.info.
Ndryshe, më 27 pill nga thesari i Bankës Qendrore të Kosovës dolën 500 mijë euro, për Preshevën u ndanë 200 mijë euro, për Bujanocin 200 mijë, ndërsa për Medvegjën 100 mijë euro. /Alban Begolli/arbresh.info/
Lexo: Këshilli Komunal i Bujanocit miraton propozimin për mjetet e Kosovës
Këshilli Komunal i Komunës së Bujanocit, më 5 maj ka miratuar propozimin për përdorimin e mjeteve në vlerë prej 200.000 euro, donacion nga Republika e Kosovës.
Sipas njoftimit të publikuar nga kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi Qeveria e Republikës së Kosovës nëpërmjet këtij donacioni, komunës së Bujanocit dhe banorëve të sajë i ka mundësuar:
• Blerjen e një autoambulance të përgaditur me të gjitha paisjet e nevojshme për transportimin sa më të sigurt të pacientëve të sëmurë. (6 milion dinarë).
• Subvencionimin e bujqëve (5.5 milion dinarë).
• Subvencionimin e bizneseve të vogla të cilët nuk kanë mundur të kryejnë veprimtaritë e tyre përshkak të masave kundrejt COVID19 (5.4 milion dinarë).
• Ofrimin e ndihmës financiare për fëmijët me nevoja të veçanta (1.2 milion dinarë) .
• Pako ushqimore për familjet në nevojë (1 milion dinarë).
• Përkrahje financiare për KKSH (2 milion dinarë).
• Subvencion për mediat që kanë përcjellur dhe kontribuar në luftën kundër COVID19 (1 milion dinarë).
• Përkrahje financiare për Imamët e Xhamive të Komunës së Bujanocit (600 mij dinarë).
• Mjete për blerjen e paisjeve medicionale, spirometër për dispanzerin e mushkërive, termometër në distancë, oksimetër dhe paisje tjera për nevojat e COVID Ambulancës dhe ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët (600 mij dinarë).