Serbia i kundërpërgjigjet Shqipërisë me notë proteste , ftohet ambasadori Boçka
Lokale

Serbia i kundërpërgjigjet Shqipërisë me notë proteste , ftohet ambasadori Boçka

08.Oct.2020 08:09
0

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka njoftuar se e ka thirrur të mërkurën ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka për t’ia dorëzuar një notë proteste lidhur me deklaratat e bëra gjatë takimit të të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë më 2 tetor në Tiranë, për heqjen e kufirit mes këtyre dy të fundit.

“Deklaratat e tilla, të cilat përfshijnë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe krijimin e një Shqipërie të Madhe, paraqesin një arsye të justifikueshme shqetësimi, si për Republikën e Serbisë ashtu edhe për vendet e tjera të rajonit të angazhuara për ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në rajon”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme serbe.

Aty thuhet se nota e protestës potencon përpjekjet e përditshme të bëra nga zyrtarët e lartë serbë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe politike, dhe të tjera, me të gjitha vendet fqinje, me qëllim të përafrimit të qëndrimeve për të cilat nuk kanë pajtim, dhe në këtë frymë, presin nga zyrtarët e lartë të Shqipërisë që në të ardhmen të përmbahen nga deklaratat që prishin raportet dypalëshe midis Serbisë dhe Shqipërisë.

 

Raportet diplomatike mes Shqipërisë dhe Serbisë janë përshkallëzuar së fundmi. Veprimi i Ministrisë së Jashtme serbe pason atë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, e cila të martën e ka thirrur ambasadorin serb në Tiranë për t’i përcjellë Serbisë një notë proteste, pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vullin.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se "nuk do të tolerohet asnjë ofendim nga përfaqësuesit e qeverisë serbe”.

“Ministria për Punët e Jashtme të Shqipërisë ka vazhduar më tutje me procesin, ambasadori i Serbisë është thirrur apo do të thirret, për t’i bërë me notë verbale vënien në dijeni të shtetit serb se asnjë gojë e shthurur në Qeverinë e Serbisë nuk mund të lëndojë Qeverinë e Shqipërisë, apo figurën e një ministri apo kryeministrit të Shqipërisë”, u shpreh Rama.

 

Në anën tjetër, Ministria e Jashtme e Serbisë, konfirmoi se ambasadori serb në Tiranë ka qenë i ftuar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë mirëpo ai ka refuzuar të pranojë notën e protestës për shkak të qëndrimeve të papranueshme të shprehura në të.

Ministri serb pak ditë më parë komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama në konferencën e përbashkët të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryeministri shqiptar tha në konferencë që Porti i Durrësit do të jetë “de facto” port i Kosovës. Ministri Vulin, pas kësaj deklarate kishte thënë se që Rama po punon për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

“Duke deklaruar se Porti i Durrësit do të jetë i Kosovës, Edi Rama vazhdon të punojë për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’”, kishte thënë Vulin duke i bërë thirrje BE-së që të reagonte pasi një gjë e tillë është kërcënim për paqen.

Përmes një deklarate të dytë, ministri serb i Mbrojtjes u shpreh se kryeministri i Shqipërisë do të mbahet mend më shumë për “çorapet e grisura” sesa për zhvillimin e ideve të ndritura dhe se Rama nuk ka "tru mjaftueshëm".

“Nëse Edi Rama do të kishte tru, nuk do të përpiqej të bënte ‘Shqipërinë e Madhe’. Nëse do të kishte mend, nuk do të bënte fotografi me sfond nga flamuri i ‘Shqipërisë së Madhe’. Nëse kujdesej për paqen në rajon, nuk do të lavdëronte vrasësit e UÇK-së”, kishte thënë Vulin.

Kryeministri Rama duke iu përgjigjur këtyre deklaratave, tha se pret që president i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të kërkojë ndjesë në emër të shtetit të Serbisë./REL/

Delegacion nga komuna e Bujanocit takim në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës, 7-10 praktikantë
Masa të reja kundër CoVid-19 në Serbi, kufizime në punë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration