Delegacion nga komuna e Bujanocit takim në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës, 7-10 praktikantë
Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi ka pritur një delegacion nga komuna e Bujanocit dhe i cili ka premtuar se do të angazhojë 7-10 praktikantë pranë ministrisë përkatëse.
Ky është postimi i plotë në facebook i ministrit Selim Selimi:
Kam pritur në takim Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arfin, të cilin e urova për postin e ri në krye të komunës.
Njëherësh e falënderova për unifikimin e partive politike shqiptare me të cilat bashkëqeverisin komunën e Bujanocit.
Kryetarin Arifi e njoftova për marrëveshjen e nënshkruar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, nga e cila shqiptarët e Luginës që studiojnë në Kosovë përfitojnë njohjen e diplomave universitare në Serbi.
Ndërsa, premtova se në Ministrinë e Drejtësisë do të angazhojë 7 deri në 10 praktikantë nga komuna e Bujanocit.
Në kuadër të takimit, Kryetari Arifi më njoftoi se në xhirollogarinë e komunës që ai udhëheq janë deponuar 50 mijë euro donacion nga Republika e Kosovës të ndara gjatë qeverisjes së Kryeministrit Haradinaj.