Serbia fillon prodhimin e vaksinës Sputnik-V
Lokale

Serbia fillon prodhimin e vaksinës Sputnik-V

05.Jun.2021 07:09
0

Të premten (4 qershor) në Serbi ka filluar prodhimi i vaksinës Sputnik V të Rusisë kundër COVID-19. Prodhimi bëhet nga Instituti shtetëror për virologji, vaksina dhe serume "Torlak" në Beograd.

Në ceremoninë e nisjes së prodhimit, përmes video-lidhjes morën pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin.

"Është një nder i madh për mua të lëshoj në prodhim vaksinën ruso-serbe. Ne po fillojmë prodhimin e 4 milionë dozave të vaksinës Sputnik V", i tha Vuçiq homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Serbia është vendi i parë në Evropë që prodhon vaksinën Sputnik-V.

Ky vend i Ballkanit Perëndimor synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian por mban lidhje të ngushta me Rusinë. Në Serbi, përveç vaksinës Sputnik V, janë në përdorim edhe vaksinat tjera, ajo e Kinës “Sinopharm", dhe ato perëndimore AstraZeneca dhe Pfizer.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nuk i ka miratuar vaksinat kineze dhe atë ruse.

Edhe Argjentina kanë filluar prodhimin industrial të vaksinës Sputnik V të Rusisë.

Dozat e vaksinës Sputnik-V të prodhuara në Serbi dhe Argjentinë do të plotësojnë nevojat e brendshme të të dyja vendeve, para se të fillojnë eksportimin, ka njoftuar Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), i cili është përgjegjës për tregtimin e vaksinës jashtë vendit.

Komuna e Bujanocit shfuqizon situatën jashtëzakonshme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration