Komuna e Bujanocit shfuqizon situatën jashtëzakonshme
Në mbledhjen e fundit Shtabi për situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit ka marrë vendim për shfuqizimin e situatës së jashtëzakonshme.
Ky është njoftimi i plotë i publikuar nga komuna e Bujanocit:
Shtabi për situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit në bazë të Konkluzionit numër 82-308/21 i datës 04.06.2021 të miratuar në mbledhjen e mbajtur më datë 04.06.2021, sjellë vendim mbi heqjen e situatës së jashtëzakonshme në teritorin e komunës së Bujanocit.
Heqja e situatës së jashtëzakonshme në teritorin e komunës së Bujanocit e shpallur me Vendim të shpalljes së situatës së jashtëzakonshme të kryetarit të komunës së Bujanocit , numër 82-416/20 të datës 20.11.2020, në bazë të Raportit të Shtëpisë së Shëndetit të Bujanocit rreth situatës epidemiologjike në teritorin e komunës së Bujanocit si dhe Raportit të Drejtoratit për Inspekcion rreth kontrollës së kryer të respektimit dhe implementimit të masave mbrojtëse nga ana e qytetarëve dhe të gjithë punëdhënësve në teritorin e komunës së Bujanocit, është konstatuar se situata është nën kontrollë, dukshëm është zvogëluar numri i kontrollimeve në Covid ambulancën, me këtë rast edhe numri i të sëmuarëve po zvogëlohet, numri i të vakcinuarëve po rritet, situata epidemiologjike është e knaqshme si dhe masat e caktuara të mbrojtjes respektohen në masë të kënaqshme.