Lokale
Sadriu: U harruan të burgosurit e Luginës
Kryetari i Partisë Liberal Demokratike (PLD) në Preshevë, Kujtim Sadriu, gjatë mbledhjes së djeshme të këshillit qëndrorë të këtij subjekti, kërkoi lirimin e të burgosurve shqiptarë të Luginës
Në këtë mbledhje të mbajtur në Beograd u kërkua që të ngritet zëri në kuvendin e Serbisë për lirimin e të burgosurve të pafajshëm.
“Janë harruar këta njerëz që ndodhen në burgje dhe me dënime të rënda”, tha me këtë rast Kujtim Sadriu, që përfaqëson subjektin e Çedomir Jovanoviqit në Preshevë.
Ai mëtej shtoi se disa politikan kanë krijuar konfikt në Preshevë, “më kujtohet si femijë kur Presheva, Medvegja dhe Bujanoci quheshin Kosove Lindore, ndërsa sot Luginë e deri sa në fund edhe Serbi Jugore”, u shpreh Sadriu.
Sipas Sadriut këto ndryshime të emërtimeve dhe moskujdesi për popullatën shqiptare të Luginës u bënë nga politikanët vetëm për interesa të tyre, si për të fituar edhe ulëse në parlament./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!