"Të sukseshëm në lobim për Luginën"
Lokale

"Të sukseshëm në lobim për Luginën"

29.Oct.2012 16:35
0
Drejtues të Shoqatës e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore SHSHKL, “Vatra”,  thanë se takimet  e tyre lobuese  për Kosovën Lindore ishin të suksesshme.  Sejdulla Kadriu, tha se në aktivitetet e parapara nga kryesia e delegacionit të “Vatrës”, çdo herë në përbërje të ndryshme, ka mbajtur takime me të gjitha partitë që janë pjesëmarrës në Parlamentin e Kosovës, dhe me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës si: zv.Kryeministrin Hajredin Kuqi, Kryeparlamentarin z. Jakup Krasniqin, Kryetarin e OVL Muharrem Xhemajlin, përfaqësuesit e PDK-së, të LDK-së, AAK-së, Vetëvendosjes, AKR-së dhe Lëvizjes për Bashkim. Sipas tij, këto takime kishin për  qëllim sensibilizimin e opinionit të gjerë, por edhe të pozitës e opozitës në Kosovë se; problemi i Kosovës Lindore nuk është zgjidhur, andaj ne kërkuam nga të gjithë, që të na përkrahin sa më fuqishëm në zgjidhjen fatlume të kësaj çështje, shkruan 2lonline. “Në bisedimet eventuale, nëse bisedohet me Serbinë për pjesën e Veriut, atëherë me çdo kusht në agjendën e bisedimeve të futet edhe Kosova Lindore. Mendojmë se çdo insistim i palës kosovare për përfshirjen në agjendë edhe të problemit të Kosovës Lindore, vetëm sa e forcon pozicionin e palës kosovare për kërkesa reciproke” thekson Kadriu.
Sipas tij, dihet botërisht për koncesionet që iu janë bërë Serbisë në të kaluarën nga po këta shtete të fuqishme Evropiane, andaj tani ka ardhur koha që këto gabime të së kaluarës të përmirësohen, sepse që të eliminohen tërësisht mbase është e pamundur, ngase do të duhej të ktheheshin shumë e shumë toka shqiptare që na i kanë okupuar në të kaluarën, që të gjitha shtetet me të cilat kufizohen tokat shqiptare, (shih hartën; Greqi, Maqedoni, Serbi dhe Mali i Zi). “Ne konsiderojmë se Kosova Lindore padrejtësisht ka mbetur nën kufijtë administrativ të Serbisë, andaj kërkojmë me ngulm që kjo padrejtësi të përmirësohet dhe kjo pjesë e Kosovës të kthehet aty ku gjithmonë e ka pasur vendin, pra t’i bashkohet Kosovës”, thotë Kadriu. Ai tha se takimet ishin mjaft të përzemërta e vëllazërore, e njëkohësisht të gjithë premtuan se do të bëjnë gjithë ç’është e mundur në përkrahje, por edhe do të bëjnë trysni te të gjithë faktorët vendimmarrës, që kjo çështje të mos  mbetet pa u shtruar në tryezën e bisedimeve. Gjithashtu, gjatë këtyre takimeve, Kadriu tha se kërkuan  dhe u dakorduan me të gjithë, që të hapet një zyrë ndërlidhëse, e cila do të ndihmonte atë popullatë në zgjidhjen e problemeve jetësore, (arsim, kulturë, sport, tregti, lëvizje të lirë, aranzhime të ndryshme etj.) gjeri sa të bëhet zgjidhja përfundimtare, por e pranueshme për popullin shumicë të Kosovës Lindore. Për modalitetet dhe mënyrën teknike të funksionalizimit të kësaj zyre, do të bisedohet në të ardhmen edhe me përfaqësues të Qeverisë, gjersa të realizohet kërkesa. Njëkohësisht është biseduar edhe për pajisjen me dokumentet e  identifikimit për popullatën e Kosovës Lindore, të cilët jetojnë në Kosovë e posaçërisht në Komunën e Gjilanit. Shqetësimi i popullatës qëndron në atë se, një pjesë e mirë e të rinjve  kanë mbetur pa dokumente identifikimi edhe në vendlindje, ngase atje kërkohet që të jenë prezent me rastin e kontrollimit në vendbanimin që tani një dekadë janë dëbuar me dhunë nga po të njëjtët organe. “Është premtuar se do të bëjnë ç’është e mundur që të lehtësojnë procedurat për lejimin e realizimit të drejtës elementare, sepse ne mendojmë se kjo është shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut”, theksoi kryetari i “Vatrës”, Sejdulla Kadriu./Titulli.com/
Inspektohen punimet në “Naim Frashër”
Sadriu: U harruan të burgosurit e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration