Sadriu flet për rolin e PDSH-së në zgjedhjet parlamentare dhe listën e përbashkët
Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë është subjekti i vetëm shqiptarë që nuk ka marrë pjesë në marrëveshjen e nënshkruar në Tiranë për pjesëmarrje me listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 21 qershor të këtij viti.
Nënkryetari i PDSH-së, Ilir Sadriu i tha Titulli.com se subjekti i tij mbanë konsistencën e tyre programore.
“Lidhur me zgjedhjet parlamentare, Partia Demokratike Shqiptare mban konsistencës e saj programore, ku në rrethanat në të cilat kemi kaluar dhe po kalojmë, dëshmohet se pjesëmarrja në këto zgjedhje dhe përfaqësimi në parlamentin republikan për shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk sjell asnjë dobi”, u shpreh Sadriu.
Ai është pyetur nga Titulli.com se pasi PDSH nuk është pjesë e kësaj marrëveshje dhe se a do të ftojë elektoratin e vet për bojkot të zgjedhjeve parlamentare, Sadriu ka thënë se nuk i përgjigjet zgjedhjeve parlamentare.
“Jemi dëshmitar ku pothuajse i tërë elektorati shqiptar në Luginë të Preshevës e veçanërisht ai i Partisë Demokratike Shqiptare nuk i përgjigjet zgjedhjeve parlamentare, prandaj këto zgjedhje pa zgjidhje të problemeve të shqiptarëve do të jenë një farsë e radhës, që fatkeqësisht po udhëhiqet nga partitë politike pjesëmarrëse të këtyre zgjedhjeve”, tha Sadriu.
Më 19 maj në Preshevë me ndihëm e ambasadorit të republikës së Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, subjektet politike PVD, APN, PD, LPD dhe GQ-LRPDSH kanë nënshkruar marrëveshjen për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare duke ndarë përgjegjësitë financiare dhe renditjen sipas kandidatëve për deputet.
Kjo marrëveshje mes subjekteve politika shqiptare në Luginë të Preshevës është nënshkruar fillimisht më 16 janar të këtij viti në Tiranë me mbështetje të ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj./Titulli.com/