Rinisë Spektri Info
Televizioni Spektri nga Bujanoci nga dita e sotme (23.02.2015) do të rinisë me edicionin informativ Spektri Info.Lajmet ditore të këtij mediumi do të emetohen në terminet e zakonshme në orën 19:00 dhe 22:45. Përveç informacioneve ditore nga ky medium elektroni, përgjegjësit paralajmërojnë edhe nisjen e sezonit të emisioneve të karakterit politik e shoqërorë.
Kolegët nga TV Spektri poashtu kanë paraparë edhe ridizajnimin e skemës programore e cila përkon me një politikë të pavarur redaktuese, ndërsa shumë shpejt si rrjedhojë e digjitalizimit dhe mbulimit të një zone të madhe të shikueshmërisë do të ndodhin edhe risi tjera në këtë medium, përfshirë konceptin e ri të transmetimit programor dhe ndryshimet në strukturën pronësore.
Sipas drejtuesve të TV Spektrit, detajet e ndryshimeve rrënjësore në mediumin i cili vepron për gati një dekadë e gjysmë do të zbardhen ditëve në vijim. /Titulli.com/