Konkurs për kulturë, mund të kërkoni mjete deri në 1.7 milion dinarë (Dokument)
Nga dita e sotme ka hyrë në fuqi vendimi i Komisionit për hapjen e konkursit për financimin e projekteve nga fusha e kulturës për organizatat që janë me seli në territorin e Komunës së Bujanocit.Nga dita e sotme (23 shkurt) dhe për 22 ditë të tjera, deri më 16 mars, organizatat e interesuara që veprojnë në fushën e kulturës do të mund të jenë pjesë e konkursit, mjete të cilat ndahen nga buxheti i Komunës së Bujanocit, ndërsa shuma e përgjithshme e paraparë është 1.7 milion dinarë.
Të drejtën e pjesëmarrjes në konkursin publik për financimin e programeve dhe projekteve e kanë shoqëritë kulturo artistike, shoqatat dhe seksionet amatore nga neni 3. i Rregullores e cila i përmbushë këto kushte: Të ketë selinë në territorin e Komunës së Bujanocit, të jetë themeluar në pajtim me dispozitat me të cilat rregullohet themelimi i organizatave në këtë sferë, që programi ose projekti të realizohet në territorin e Komunës së Bujanocit dhe jashtë territorit të saj, me kusht që me aktivitetet e saja ta përfaqësoj Komunën e Bujanocit.
Për dallim nga konkursi për organizata/shoqata joqeveritare, ku projektet individuale nuk mund të kalojnë kërkesën për mjete mbi 150.000 dinarë, tek konkursi për financim të projekteve nga fusha e kulturës nuk ka kufizim të mjeteve, që i bie se një organizatë mund të aplikojë me shumën e totalit të buxhetit të paraparë, e që është 1 milionë e 700 mijë dinarë. /Titulli.com/
Më shumë rreth KONKURSIT