Lokale
Rikthehet ne funksion faqja zyrtare e K. Bujanocit
Faqja zyrtare e Komunës së Bujanocit është rikthyer ne funkion pas sulmit te se premtes nga një grup i “hakerëve serbë”, raporton Titulli.
Per te kthyer faqen ne funksion u desht nderhyrja e mirembajtesve te faqes, ndersa demi sa i perkete humbjes se informatave nuk ishte shume i madh, sic mendohej ne fillim.
Me rastin e ketij sulmi, grupi që kishte identifikuar veten se “TeslaTeam, Xermes, m1l05, StRoNiX” kishte lënë një porosi në këtë faqe (www.bujanovac.rs), duke shkruar se “Kosova është Serbi” dhe “Bujanoci është Serbi”.
Këtij mesazhi grupi i hakerëve “TeslaTeam, Xermes, m1l05, StRoNiX”, ia kanë bashkangjitur edhe fotografin e tenistit serb Novak Gjokoviq, i cili në këtë foto mban në duar flamurin serb./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!