Lokale
Bujanocit do ti kthehet Gjykata Themelore
Bujanoci është në mesin e 11 komunave Serbi të cilat i kanë plotësuar kushtet për rikthimin e Gjykatës Themelore
Duke qenë i ftuar në emisionin e Radio Beogradit, Ministri i Drejtësisë dhe Administratës Publike, Nikolla Sellakoviq, ka thënë se të gjitha përgatitjet si dhe veprimet ligjore do të paraqiten këtë vjeshtë, në mënyrë që rrjeti i ri i gjykatave të fillojë punën nga fillimi i vitit 2013.
Përveç Bujanocit, Gjykatat Themelore do të kthehen në Shid, Sent, Sjenic, Ivanjic, Alleksinc, Dimitrovgrad, Arangjellovc dhe disa qytete tjera.
Ministri Sellakoviq ka thënë se gjykatat janë kthyer në komuna në të cilat ka një numër të madh të banorëve, të cilat janë afër zonave kufitare, ose kanë përbërje shumë nacionale./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!