PDIU: Daçiqi skenar për dëbimin e shqiptarëve
Lokale

PDIU: Daçiqi skenar për dëbimin e shqiptarëve

23.Sep.2012 17:13
0
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet nga Shqipëria ka shpreh indinjatën e thellë dhe proteston ashpër kundër vendimit të fundit të Gjykatës Supreme të Republikës së Serbisë për dënimin e ish luftëtarëve të Luginës së Preshevës me 116 vite burg. “Procesi ndaj tyre që në fillim ka qenë një proces i montuar, i mbushur me parregullsi flagrante që kanë detyruar vetë gjykatën serbe të apelit ta rikthejë në gjykim. Duket qartë që ky dënim vjen si pasojë e ndryshimit të pushtetit qendror në Serbi dhe ardhjen në krye të këtij shteti të ish-zëvendësit dhe ish zëdhënësit të Miloshevicit. Ky gjyhkim bën pjesë në përpjekjet e tjera të shumta të shtetit serb për të nxjerrë se shqiptarët janë të barabartë me serbët për sa i përket luftës duke dashur që të fshijnë dallimin mes xhelatit dhe viktimës”, thuhet në reagim, transmeton INA. PDIU konsideron se procesi për të ashtuquajturin grup i Gjilanit është një përpjekje e pushtetit qendror serb për të mbajtur shqiptarët e Luginës së Preshevës nën terror duke penguar kthimin dhe nxitur vazhdimin e largimit të shqiptarëve prej aty. “Ky gjyq politik gjithashtu synon që ta mbajë rajonin në tension dhe të largojë vëmendjen e popullit serb prej gjendjes së rëndë ekonomike duke nxitur rikthimin e retorikës së nacionalizmit ekstrem. PDIU solidarizohet me familjarët e të burgosurve politik dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve dhe faktorëve shqiptarë që të bëjnë presion ndaj Beogradit për të hequr dorë nga politikat e vjetra anti-shqiptare”, thuhet në fund të reagimit./Titulli.com/
Rikthehet ne funksion faqja zyrtare e K. Bujanocit
Opozita e Bujanocit dështon "përfundimisht" ! (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration