Lokale
Reshat Bajrami sot përcillet për në banesën e fundit
[caption id="attachment_97044" align="alignleft" width="150"] I ndjeri, Reshat Bajrami[/caption]
Trupi i pajetë e tërnocasit Reshat Bajrami sot do të prehet në varrezat e fshatit Tërnoc të komunës së Bujanocit.
Pas obduksionit të kryer në trupin e pajetë të të ndjerit Reshat Bajrami në spitalin e Vranjës dhe më pas dorëzimin në familje, sot është bërë e ditur nga familjarët se trupi i pajetë i të dashurit të tyre do të varroset pas namazit të xhumasë.
Reshat Bajrami (40 vjeçar) ndërroi jetë në orët e hershme të ditës së mërkurë pasi ishte ankuar për dhimbje në kraharorë, raporton Titulli.
Pas kryerjes së obduksionit pritet që Gjykata e Lartë në Vranjë të dalë me informacione zyrtare rreth vdekjes së të burgosurit shqiptar, të cilat deri në këtë moment nuk janë zyrtarizuar.
I nderi sot përfundonte masën e paraburgimit prej 30 ditëve që i ishte caktuar nga gjykata në Vranjë, pas arrestimit të tij nën dyshimin se ishte bashkudhëtar (pasagjer) në makinën e markës “Audi” e cila shkeli për vdekje pjesëtarin e policisë së stacionit policor në Bujanoc.
Familjarët e të ndjerit në çdo moment kanë mohuar përfshirjen e Reshatit në këtë aksident me fatalitet, duke pohuar se në kohën e aksidentit ai ishte me shoqëri./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!