titulli.com
Lokale

Reportazh: Vit jubilar për pribocasit e Bujanocit (foto)

09.Jul.2013 10:57
0
Tradita e mbajtjes së takimeve të vendlindjes në fshatin Priboc ka vazhduar edhe këtë vit. Është viti i pestë, vit jubilar i mbajtjes  së këtyre takimeve dhe si i tillë  është organizuar nën  përkujdesjen e kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi si  dhe të drejtorisë së shtëpisë  së kulturës. Tradita e filluar para pesë viteve, përkundër vështirësive të paraqitura, sidomos në kalimin e kufirit, nuk është ndërprerë as këtë vit falë këmbëngulësisë së banorëve dhe Këshillit të fshatit Priboc. Ditë e dielë (7 korrik), ishte një ndjenjë e veçantë për banorët e fshatit  Priboc, sepse me dëshirë të madhe kishin pritur  ditën e takimit të Vendlindjes, ditën e  bashkimit të tyre në fshatin e tyre të braktisur në periudha të ndryshme kohore e për shkaqe të ndryshme objektive e subjektive. Mirëpo për të shkuar në vendlindjen e tyre ata  duhet të kalojnë kufirin Kosovë –Serbi, i cili kufi  është bërë pengesë e qarkullimit të lirë, është bërë pengesë e kalimit me automjete me tabela KS e RKS në punktin policor në fshatin Muhoc. Për  fat të mirë autobusi i stërmushur përplot me banorë  pribocas, pas një kontrollimi rutinor, lejohet të ngjitet rrugës gjarpërore për  Zarbicë, për të vazhduar me traktor dhe këmbë deri në Priboc. priboci-1 Familja e Hafiz Musliut na pret me gëzim, dashamirësi e emocione. Përqafime të ngrohta, buzëqeshje e besa edhe rrjedhje lotësh  të banorëve, të afërmve, miqëve e shokëve, me rastin  e takimit. Janë këto momente, vërtetë njohje e rinjohje afrie e dashamirësie, por edhe prekëse,  sepse, disa prej banorëve dhe të afërme nuk janë parë me vite të tëra. Zëri i konferencieres i afron banorët pranë binës së inprovizuar në mes të livadhit të gjelbruar nën hije të pemëve të cilët, disa  të ulur  e disa këmbë bëhen  sy e veshë që ta  përcjellin  programin. priboci-2 priboci-3 Bashkatdhetarët fillimisht i përshëndet kryetari i Këshillit të fshatit, Ekrem Haliti. Njëherit ai në fjalën e tij bënë një kronologji të mbajtjeve të takimeve të vendlindjes nga viti 2009 e deri më tash, falenderon  kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ish drejtorin e shtëpisë së Kulturës dhe tani shef i Shërbimeve Publike Bajram Fejzullahu, kryetarin e shoqatës “Vatra” Sejdulla Kadriu të cilët ishin edhe prezent në takim, Këshillin e Fshatit dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në mbajtjen e takimeve të deritashme. Më pas, në emër të  kryetarit të komunës Nagip Arifi,  takimin e përshendeti,  Bajram  Fejzullahu, i cili ndër të tjera tha, se e përgëzojë këtë fshat, Këshillin Organizues që po i mban këto takime  në të cilat ju po takoheni në vendlindjen tuaj, po sillni kujtime nga jeta juaj  e kaluar e po krijoni mundësi të njihen të rinjtë e këtij fshati në mes vete. Ai, gjithashtu premtoi se komuna e Bujanocit do të jetë përkrah jush, në mundësitë  që i ka. priboci-4 priboci-5 Takimin jubilar të Pribocit  e  përshëndeti  edhe kryetari i shoqatës “Vatra”, Sejdulla Kadriu. Në fjalën e tij emocionale  fillimisht  tha se ky takim më shumë bëhet për fëmijët, sepse, siç po e shoh ata janë më të gëzuarit. Më pas ai lavdëroi  Këshillin e fshatit duke thënë se ju keni bërë mrekullinë  duke organizuar takime ne fshatin tuaj në këto pesë vite në kushte që i kemi. Para bashkëatëdhetarëve shpalosi edhe një historik të shkurtër të luftrave  e ngjarjeve në Malësi që nga viti 1912. Në emër të tri familjeve që jëtojnë në fshat, bashkatshetarët i përshëndeti, Dalush Musliu, i cili u urojë mirëseardhje  dhe kërkoi nga ata që mos ta harrojnë vendlindjen e tyre. Pasi takimi ishte jubilar, dhe për  pesë vite ishte bërë një punë shumë e mirë, përkundër pengesave specifike që kanë dal në organizim, Këshilli i fshatit, ndau mirënjohje. Fillimisht, për  përkujdesjen dhe kontributin e dhënë për fshatin Priboc, me mirënjohje u nderua kryetari i komunës Nagip Arifi. priboci-6 priboci-7 priboci-8 priboci-9 priboci-10priboci-11 priboci-12 priboci-13 priboci-14 Ndërsa për punën e palodhshme pesëvjeçare në organizimin e takimeve të Vendlindjes, Këshilli i Fshatit me mirënjohje  i shpërbleu, Hafiz Musliun, Ismet Tafilin, Ramadan Ramadanin, Mefail Jonuzin, Mefail Sadikun, Xhavit Selmanin, Gani Krasniqin, Rifat Dervishin, Nevzad Abdullahun, Ekrem Halitin, Muzafer Fazliun, Enver Idrizin, Fatmir Krasniqin e Redon Dervish. priboci-15 priboci-16 priboci-17 priboci-18 Bukurinë këtij takimi ia shtoi programi kulturo-artistik i përbërë më recitime nga fëmijët e fshatit, vallet e burrave dhe vallet tjera popullore, të përcjellura me tupan e zurna, këngët dhe lojërat popullore e sportive. Si cicërima zogjsh vjersha për vendlindjen dhe atdheun, recituan: Erblina Musliu, Lumbardh Tafili, Fortesa Haliti, Benjamin Idrizi, Ejona Musliu, Drenushë Ramadani, Redon Dervishi, derisa Laburant Musliu shpalosi kujtime  për gjyshin e tij Ramiz  Musliu. Të përmalluara për vendlindjen ishin edhe vajzat pribocase të martuara në vende të ndryshme të Kosovës, disa prej të cilave punojnë e jetojnë në botën e jashtme. Nafije Dauti pa pushuar  fare  nga rruga e gjatë Zvicër-Kosovë, kishte ardhur në takim me veshje kombëtare e cila nuk dinte të ndalur së vallëzuari. priboci-19 Në fund ushqimi tradicional për pjesëmarrësit e takimit, përmbylli  Takimin e Pestë të Vendlindjes Priboci 2013. priboci-20/Ismet Tafili/Titulli.com/    
Urimet për muajin e Ramazanit
Latifi uron për agjërim të lehtë besimtarët e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration