Lokale
Latifi uron për agjërim të lehtë besimtarët e Luginës
Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Ramiz Latifi, me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit ka uruar të gjithë besimtarët e përkatësisë islame.
[caption id="attachment_19659" align="alignleft" width="280"] Kryetari i KK të Preshevës Ramiz Latifi[/caption]
“Në këto moment gëzimi për arritjen e këtij muaji të bekuar të Islamit, duke dashur që këtë begati të Zotit ta ndajmë së bashku me juve, të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës dhe të mbarë Luginës së saj” kështu nisë urimi i kryetarit Latifi.
“Kam kënaqësi të veçantë, nderë dhe respekt për çdo njërin veç e veç, të ju urojë e dëshiroj një agjerim të lehtë, të kendshëm për besimtarët shqiptarë mysliman! Njëkohësisht këtë muaj të tolerancës, mëshirës dhe afrimit të përgjithshëm të shoqëris tonë, urojm ta përcjellim me një harmoni ndërvëllazërore dhe kohezion më të madh shqiptarë, sepse në kohën në të cilën jetojm jemi të vetëdijshëm se këto vlera janë kulmi i zhvillimit tonë! Andaj, edhe një herë, urime dhe gjithë të mirat!” thuhet në urimin e kryetar të Kuvendit Komunal të Preshevës, Ramiz Latifit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!