Reagon PD, i griset materiali propagandues
Lokale

Reagon PD, i griset materiali propagandues

22.Oct.2014 10:48
0
Partia Demokratike po ballafaqohet me heqje dhe grisje të materialit propagandues. Nga shtabi zgjedhor i këtij subjekti politik njoftojnë se kjo është hera e dytë brenda një kohe të shkurtër, në fushatën parazgjedhore për Këshill Kombëtar Shqiptar, që koalicionit të Partisë Demokratike (PD) dhe Bashkimit Demokratik të Luginës (BDL), po i grisen posterat.

Në orët e para të ditës së mërkurë, në shtabin zgjedhorë të PD-së është denoncuar rasti i dytë i përdhosjes së posterave.

 “Persona të paidentifikuar ditë më parë në fshatin Tërnoc dhe mbrëmë në fshatin Lluçan, përgjatë orëve të vona të natës kanë hequr dhe grisur posterat e Partisë Demokratike, respektivisht te koalicionit PD-BDL”, thuhet në reagimin e PD-së, transmeton Titulli.

Partia Demokratike dhe Bashkimit Demokratik i Luginës kanë për qëllim zhvillimin e një fushate të qetë dhe qytetare e bazuar mbi ide, alternativa dhe projekte konkrete.

“Siç duket, ‘disave’ në kushte të mungesës së një platforme të besueshme për të paraqitur tek qytetarët, i ka mbetur veç të prodhoje incidente më qëllim tensionimin e situatës elektorale”, thuhet në reagim.

Koalicioni PD – BDL  dënon rastet e tilla dhe bënë apel te të gjithë qytetaret, pa marr parasysh bindjeve politike, që të respektojnë rregullat e fushatës elektorale të çdo subjekti politik./Titulli.com/ 

Bujanoc: Koalicionet e shpifura parazgjedhore
Nagip Taipi: Ne nuk po kërkojmë aleanca pushteti, po kërkojmë aleancë për lirinë e qytetarit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration