Reagon OVL ndaj "ish-ushtarëve", përkrahë vetëm shqiptarët e bashkuar
Pas daljes në publikë të një kumtese nga ish ushtarët e UÇPMB-së me vendqëndrim në Gjilan dhe Prishtinë ku Riza Halimi dhe Jonuz Musliu akuzohen për "tradhti", ka reaguar organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së me seli në Bujanoc. Kjo organizatë thekson se personat që thirren në emër të ish ushtarëve nuk kanë të drejtë të bëjnë etiketime të tilla me fjalë ofenduese. Më posht po japim reagimin e plotë të OVL-së UÇPMB./Titulli.com/ ************************************************************************************************************************************************************************************ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS
SË UÇPMB-së
Ne si OVL e UÇPMB-së reagojmë ashpër kundër shkrimeve të pamatura dhe anonime,e që po jipen kinse në emër të ish ushtarëve të UÇPMB-së ti cilët jetojnë në Prishtinë dhe Gjilan. Këta persona që thirren në emër të ish ushtarëve nuk e kanë të drejtën që të bëjnë etiketime të tilla me fjalë ofenduese, ndaj një personi i cili ishte Kryetarë i këshillit politik të UÇPMB-së dhe dëshmoi veten në luftë poashtu dhe në paqe , njëherit qëndroi këmbëngulës për mbrojtjen e ish ushtarëve , vlerave të luftës , si dhe popullatën shqipëltare të Luginës së Preshevës. Të gjitha këto që janë duke u folur në këto dita për bisedimet mes partive politike Shqipëtaro – Sërbe nuk janë zyrtare , por edhe ne si OVL e UÇPMB-së jemi kundër çfardo qoftë koalicioni si të tashmin që është poashtu edhe për këtë që po flitet. OVL e UÇPMB-së i fton urgjentishtë partitë politike Shqipëtare që në këto momente historike ti bashkojnë forcat e tyre politike mes vete dhe të hyjnë në kuvendin komunal të bashkuar me 30 këshilltarë Shqipëtar , sepse zgjidhja e vetme për popullin tonë është bashkimi mes Shqipëtarëve. Ne si OVL e UÇPMB-së asnjë herë nuk do të pajtohemi me ndonjë zgjidhje tjetër përpos kësaj e cila i bashkon Shqipëtarët. Në Bujanoc 27.09.2012 OVL- UÇPMB-së