titulli.com
Lokale

LPD: Anonimët janë nga Presheva e Bujanoci

28.Sep.2012 12:23
0
Lëvizja e Progresit Demokratik ka reaguar ndaj shkrimit të ish ushtarëve të publikuar nga portali i lajmeve Jugpress e të cilin e ka transmetuar Titulli. Sipas LPD-së kë këto shkrime janë të motivuara nga Beogradi. "LPD, reagon ashpër ndaj paraqitjeve anonime të disa shkrimeve, kinse në emër të ish ushtarëve të UÇPMB-së, nga Gjilani dhe Prishtina, të cilat, madje, publikohen edhe në portalet serbe si Jugpress", kështu fillon kumtesa e këtij subjekti politik që drejtohet nga Jonuz Musliu. Mëtej kumtesa thotë se "këto shkrime pa autorë shpifin, ofendojnë dhe degradojnë ndaj personaliteteve te jetës politike në Luginën e Preshevës, duke krijuar një imazh të keq, një klimë urrejtjeje dhe përçarjeje brendashqiptare. Gjithashtu këto shkrime tendencioze dhe qëllimkëqija, të motivuara nga qarqe të ndryshme të Beogradit, kanë për mision krijimin e një ngërçi politik në skenën politike shqiptare". "Kërcënimet e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, nga Gjilani dhe Prishtina, për kinse destabilizim të rajonit të Kosovës Lindore dhe parandalimin e procesit të ri të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe mosndryshimet në qeverisjen lokale të Bujanocit, të japin me kuptuar se këta anonimus janë nga Presheva dhe Bujanoci, të cilët i pëlqejnë këto kalkulime për interesa të ngushta personale dhe pushtetare", thotë Lëvizja e Progresit Demokratik. Ky subjekt "kërkon nga portalet shqiptare të Luginës së Preshevës, të jenë të kujdesshme, ndaj këtyre anonimusve, e posaçërisht huazimi i shkrimeve nga portalet serbe"./Titulli.com/
Opozita, përveç qeverisjes lokale tani akuzon edhe mediat
Reagon OVL ndaj "ish-ushtarëve", përkrahë vetëm shqiptarët e bashkuar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration