“Vetëm vdekja e ndonjë këshilltari mund ta ndalojë seancën e nesërme”
Lokale

“Vetëm vdekja e ndonjë këshilltari mund ta ndalojë seancën e nesërme”

27.Sep.2012 16:33
0

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Hajredin Hyda pas ngjarjeve të fundit rreth numrit të këshilltarëve në këtë  kuvend, ka thënë se ky numër është i sigurt dhe se vetëm vdekja e ndonjë këshilltari mund ta pamundësojë zhvillimin e saj, raporton Titulli. “Nuk po e kuptoj pse mos të kemi kuorum, kur ne kemi koalicion stabil prej 21 këshilltarëve”, i tha Titullit, kryetari i Kuvendit Hajredin Hyda. Në pyetjen e gazetarit të Titullit se sa është i sigurt ky numër i këshilltarëve, Hyda tha: “Vetëm dy gjëra mund ta pengojnë zhvillimin e seancës, ndonjë vdekje e papritur e këshilltarit apo arrestimi i ndonjë këshilltari nga ana e policisë”. Titulli tentoi të mësoj më shumë rreth zgjerimit të koalicionit edhe me tre këshilltarë të opozitës, e cila u raportua sot nga TV Bujanoci, mirëpo, Hyda në këtë pyetje u përgjigj shkurt, “do ta shihni nesër”. Për seancën e nesërme të Kuvendit e cila pritet të jetë e “nxehtë” , janë paraparë të shqyrtohen 33 pika të rendit të ditës. “Në seancën e nesërme do të formohen trupat e përhershëm të komunës dhe të kuvendit, ndërsa do të ketë raportime financiare të ndërmarrjeve publike të cilat nuk kanë qenë të trajtuara në kuvend që nga viti i kaluar”, tha me këtë rast Hyda/Titulli.com/
Reagon OVL ndaj "ish-ushtarëve", përkrahë vetëm shqiptarët e bashkuar
Ish luftëtarët kërcënojnë me destabilizim, Halimin dhe Musliun i quajnë “tradhtar”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration