Reagim i Shtabit zgjedhor të Koalicionit për të Drejtat e Shqiptarëve (PVD "“ UDSH)
Lokale

Reagim i Shtabit zgjedhor të Koalicionit për të Drejtat e Shqiptarëve (PVD "“ UDSH)

22.Oct.2014 14:11
0

Me presionet e shumta dhe ndërhyrje edhe nga shteti po tentohet të krijohet fushatë e përshtatshme për vjedhjen e votave.

Duke përdorur lidhjet e tij me Beogradin (me sekretarin e ministrisë së pushtetit lokal Ivan Boshnjak dhe me përkrahjen e Trupit Koordinues), kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, ka tentuar për listën e vet në Bujanoc të krijojë situatë të përshtatshme për zgjedhjet për Këshill kombëtar!

Tentimi që në vendvotimet e komunës së Bujanocit të sigurojë anëtarë të këshillave votuese në raport 9:1 (9 për PD dhe 1 për PVD), dhe në këtë mënyrë të pamundësoj partitë e tjera politike të mbrojnë votën e shqiptarëve të komunës së Bujanocit, përkundër intervenimeve të shumta të sekretarit të ministrisë së pushtetit lokal (Ivan Boshnjak) dhe ndërhyrjeve të shumta nga Trupi koordinues megjithatë nuk pati sukses, sepse, Komisioni republikan zgjedhor ka vendosur në atë mënyrë, që duke respektuar ligjin, nëpër trupat votuese në Bujanoc të respektojë forcën politike të cilën në Kuvend komunal ka çdo parti. Për hirë të informimit të drejt, në Preshevë nuk ka pasur manipulime të këtij lloji. 

Nën ndikimin e kryetarit të Bujanocit dhe drejtorit të tij në televizionin e Bujanocit, ndaj PVD-së po ushtrohet një censurë e tipit komunistë, të ideologjisë në të cilën është shkolluar edhe kryetari edhe drejtori i RTB-së. Tubimet zgjedhore të PVD-së përcillen me ndërhyrje flagrante të censurimit të fjalimeve nëpër nëndegë.

Uzurpimi billbordeve në territorin e komunës në mënyrë që fillimisht PVD-së i refuzohet kërkesa për të shfrytëzuar disa nga ata për fushatën zgjedhore, përfundoi me lejimin e përdorimit të vetëm dy nga 4 të kërkuarit edhe atë në vendet periferike. 

Duke keqpërdorur fuqinë e pushtetit, Nagip Arifi, po pamundëson të gjitha partive tjera politike, por, edhe grupeve të shoqërisë civile e qytetare, të promovojnë programet dhe ideologjitë e tyre. 

Keqpërdordorimi i resurseve të pushtetit, duke nisur projekte të rrejshme në zhvillimin e infrastrukturës së komunës së Bujanocit pikërisht në kampanjën e zgjedhjeve për Këshillin Nacional, dhe përdorimi i veturave zyrtare të komunës për kampanjën partiake po tentohet avantazh i rrejshëm për zgjedhje.

Shtabi Zgjedhor 
Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve

Nagip Taipi: Ne nuk po kërkojmë aleanca pushteti, po kërkojmë aleancë për lirinë e qytetarit
Zhurmëria propagandistike zgjedhore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration