Ragmi Musatafa shpall fitoren për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Lokale

Ragmi Musatafa shpall fitoren për Këshillin Kombëtar Shqiptar

04.Nov.2018 23:56
0

Kandidati i PVD-së, Ragmi Mustafa, ka shpallur fitoren për kreun e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Në një adresim përmes profilit të tij në Facebook, ai u shpreh se “sot u dëshmua se jemi jo vetëm subjekti më i madhi në Luginën e Preshevës, por edhe subjekti i së ardhmes”.

“Partia për Veprim Demokratik është bindshëm fituese e zgjedhjeve të sotme për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Besuam. U mobilizuam. U angazhuam. U solidarizuam. Fituam! Urime!”, ka shkruar Mustafa.

“Dua të falënderoj sonte nga zemra të gjithë qytetarët për kulturën e lartë politike që kanë shpërfaqur gjatë këtyre zgjedhjeve. Votuesit po ashtu, ata që kanë votuar për ne, e ata që nuk votuan. Vetëm #bashkë mund të ecim tutje”, ka thënë më tej ai.

Mustafa ka falënderuar edhe kundërkandidatët, për siç ka thënë garën kryesisht të ndershme në zgjedhje.

“Përulje për të gjithë aktivistët e Partisë për Veprim Demokratik dhe të partnerëve tanë politikë, që nuk kursyen asgjë prej tyre, gjatë kësaj fushate.
Pa harruar familjarët e mi, prindërit, bashkëshorten dhe Lisarin, vëllezërit; që më mbështeten pa rezervë. Miq, kolegë, ju faleminderit. Kjo fitore e sotme është vetëm fillimi. Fillimi i fitoreve të reja. Deri në fitoren përfundimtare!”, ka shkruar Mustafa, që e ka përmbyllur me katër thurje adresimin e tij.

Për liri dhe barazi. #Bashkë

Për librin shqip. #Bashkë

Për flamurin. #Bashkë

Për bashkim. #Bashkë

Ish-oficeri i Millosheviqit, kandidat për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration