Ish-oficeri i Millosheviqit, kandidat për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Lokale

Ish-oficeri i Millosheviqit, kandidat për Këshillin Kombëtar Shqiptar

04.Nov.2018 20:16
0

Në Luginën e Preshevës u mbajtën zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptarë dhe  garës në këto zgjedhje i ka hyrë edhe një person shumë kontrovers për shqiptarët, bëhet fjalë për Demo Berishën i cili është deklaruar kundër pavarësisë së Kosovës, shkruajnë mediat e Kosovës.

Demo Berisha ka qenë pjesëtar i ish-ushtrisë Jugosllave dhe madje ka marrë pjesë në luftën në Kosovë. Ai kishte gradën e kapitenit.

Për më tepër, ky person i cili i ka hz garës në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptarë hapur ka thënë se ndjehet krenar që ka qenë pjesë e ushtrisë së Milosevic’it.

“Jam jashtëzakonisht krenar që kam qenë pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave dhe kam përfunduar karrierën në ushtrinë e Serbisë. Kam qenë pjesëmarrës i luftës në Kosovë, si dhe i të gjitha ngjarjeve nga viti 1991 deri në rastin e agresionit të NATO-s”.

Demo Berisha deklaron se ka lindur në Pejë dhe tani jeton në Vojvodinë, por nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe që atdheut i tij është Serbia.

Në një intervistë që ka që ka bërë për televizione të Vojvodinës (RTV Panonia dhe kanal 9), dy vite më parë, ai thotë se shkollën fillore e ka kryer në Kosovë, ndërsa, pastaj ka vazhduar në Sarajevë, ku ka kryer shkollën ushtarake, pastaj në Novi Sad, përcjell Telegrafi.

Për Berishën, atdheu i tij është Serbia dhe në të është e përfshirë edhe Republika e Kosovës.

Berishës nuk i kanë penguar të qëndrojë në ushtrinë Serbe edhe krimet që ushtria serbe i ka kryer para luftës dhe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë dhe për të Kosova është pjesë e Serbisë. Ai mund të jetë edhe pjesëmarrës në krime në Kosovë, meqenëse e gjithë ushtria serbe ka qenë e angazhuar në Kosovë.

Ai madje vazhdon ta thërras Kosovën si “Kosova e Metohi”.

Ai mendon se nuk është shqiptari i vetëm që mendon kështu, prandaj, dhe ka themeluar më 2014-ën, në Serbi, organizatën joqeveritare “Ama e Shqiptarëve të Serbisë” (Matica Albanaca Srbije – MAS), e cila sipas tij ka 4600 antarë në territorin e Vojvodinës nga 6000 shqiptarë, që sipas Berishës ka në Vojvodinë, ndërsa në tërë tërritorin e Serbisë thotë se ka mbi 180.000 Shqiptarë. Deklaron se shoqata merret me marrëdhëniet shqiptaro-serbe, dhe për më shumë, avancimin e të disa të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

Ndryshe, Këshillin Kombëtar Shqiptarë merret ekskluzivisht me të drejtat e shqiptarëve në Serbi, simbolet kombëtare, gjuhën dhe shkrimin shqip, arsimin dhe informimin.

Preshevë; Çka mendojnë qytetarët për bashkimin me Kosovën (video)
Ragmi Musatafa shpall fitoren për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration