QSA solidarizohet me familjet e Luginës
Lokale

QSA solidarizohet me familjet e Luginës

07.Aug.2013 20:28
0
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) me seli në Preshevë, në kuadër të projektit “Shporta e Fitër Bajramit”, sot më bëri shpërndarjen e mbi 250 pakove festive për familjet me gjendje ekonomike të rënduar në vendbanimet e komunave Preshevë dhe Bujanoc. Pakoja festive përmbante artikuj ushqimorë, të nevojshëm për përgatitjen e drekës së Bajramit. Projekti u mbështet nga dhurues nga Lugina e Preshevës dhe bashkatdhetarë me qëndrim të përkohshëm në Evropën Perëndimore. Projekti ka karakter tradicional dhe synon krijimin e atmosferës festive tek familjet përfituese, me rastin e festës së Fitër Bajramit. Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit i falënderon të gjithë kontribuuesit, të cilët kanë mundësuar realizimin e këtij projekti, me theks të veçantë kontributin e bashkatdhetarëve tanë në qytete të ndryshme të Zvicrës, Gjermanisë dhe Belgjikës. Si çdo herë, kontribut të vazhdueshëm kanë dhënë edhe qytetarët lokal të komunës së Preshevës e kanë treguar një solidarizim të lartë me bashkëqytetarët e tyre, duke e mbështetur projektin përmes dhurimeve të ndryshme, sidomos në forma të sadekatul-fitrit, zekatit dhe donacioneve, për të cilët QSA shpreh një falënderim të veçantë./Titulli.com/ qsa-2
Lëshohet në funksion ura në Tërnoc (foto & video)
DITURIA shpërndan e pakot e Bajramit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration