Lëshohet në funksion ura në Tërnoc (foto & video)
Lokale

Lëshohet në funksion ura në Tërnoc (foto & video)

07.Aug.2013 21:32
0
Ishin pa urë që gjashtë muaj, ndërsa tani lagja Trup në fshatin Tërnoc ka një urë shumëherë më të mirë se atë që ia mori lumi. Arifi-ura-ternoc-3Banorë të kësaj lagje së bashku me drejtues të ndërmarrjeve publike, Agim Halitin, drejtorin e Drejtoratit për Ndërtim dhe kryetarin e Komunës Nagip Arifin sot lëshuan në qarkullim urën e re. Kjo urë me një vlerë prej 2 milionë e 370 mijë dinarëve do të përmbushë kushtet për lagjen Trup në Tërnoc të komunës së Bujanocit, raporton Titulli. Për dallim nga ura të cilën e mori vërshimi i lumit gjatë muajit shkurt, ura e re banorëve do t’i mundësojë kalimin mbi lum edhe me makinë, ndërsa ka edhe trotuarin për këmbësorë.Arifi-ura-ternoc-1 “Ura ka një gjatësi prej 8 metrave, gjerësi 4.2 metra, 3.5 metra për makina si dhe trotuarin me 70 centimetra”, tha me këtë rast drejtori Agim Haliti, i cili qysh më 12 korrik pat premtuar se kompania “Caki Bau” që ka marrë për obligim ndërtimin e urës, atë do ta kryejë deri në festën e Bajramit, në një afat pre 30 ditëve. Hysen Qazimi, babai i Komandant Lleshit i cili ishte vendosi edhe gurthemelin e kësaj ure, tha se ajo do t’i shërbejë mëse 500 shtëpive të kësaj lagjeje. “Këtu ishte një urë për këmbësorë, mirëpo tani kemi një urë për me kalu edhe me automjete”, tha Haxhi Hyseni, i cili falënderoi iniciatorët e ndërtimit të kësaj ure. Komuna e Bujanocit më 26 shkurt ka pësuar dëme në infrastrukturë pas vërshimit të lumenjve gjatë motit të ligë që mbretëroi në rajon./Titulli.com/

Arifi-ura-ternoc-2

http://youtu.be/ngMmBM9kfRE
Titulli.com: Gëzuar festën e madhe të Fitër Bajramit (video)
QSA solidarizohet me familjet e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration