Presheva po “zhveshet” nga institucionet shtetërore republikane, dëmtohen qytetarët
Largimi i terminalit doganorë, pastaj i vet doganës nga stacioni hekurudhorë, zhveshja nga kompetencat e zyrës së administratës tatimore dhe paralajmërimet për largimin edhe të institucioneve të tjera shërbyese, kanë shqetësuar qytetarët e komunës së Preshevës.
Kjo ka nxit reagimin e përfaqësuesve të Këshillit të Drejtave të Njeriut të Luginës duke thënë se kjo është është një problematikë për shqiptarët e këtij rajoni, është shprehur Enkel Rexhepi.
Besnik Sadiku, kryeshef i shërbimit të Financave në Komunën e Preshevës, e ka vlerësuar të dëmshëm mbylljen e terminalit dhe vet zyrës së doganës në stacionin Hekurudhor të Preshevës.
Besim Shabani, nga organizata joqeveritare “ Agjencioni për Zhvillim Preshevë”, ka kritikuar qeveritarët e Beogradit për mos gatishmëri të zhvillimit ekonomik të komunës së Preshevës në të cilën mbi 95 % jetojnë shqiptarët.
Largimi i institucioneve shërbyese shtetërore nga Presheva, sipas qytetarëve po bëhet me qëllim të vështirësimit të jetës së qytetarëve nga vet institucionet shtetërore të Serbisë.
Mos përfillja e numrit real të banorëve të Preshevës nga ana e institucioneve relevante Republikane të Serbisë dhe marrja në konsideratë e vetëm rreth tre mijë qytetarëve që ishin regjistruar në kohën e bojkotit të përgjithshëm të popullatës, dëshmon mungesën e vullnetit të shtetit për të lehtësuar jetën e qytetarëve shqiptarë mendojnë qytetarët në Preshevë./B.R/Titulli.com/