Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi  pret delegacion nga Këshilli Kombëtar Shqiptar
Lokale

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi pret delegacion nga Këshilli Kombëtar Shqiptar

25.Dec.2018 15:41
0

Një delegacion i Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari Ragmi Mustafa dhe zëvendësi i tij Enver Mehmeti dhe Rinor Krasniqi u mirëprit nga kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në Shkup.

Gjatë këtij takimi u trajtuan një mori temash dhe sfidash që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave kombëtare dhe pozita në të cilën janë tashmë shqiptarët e Luginës së Preshevës si dhe çështjet që kanë mbetur peng i mungesës së lëvizjes së lirë.

Theks të veçantë i kushtuan edhe çështjes së arsimit, përkatësisht studentëve të Luginës së Preshevës që studiojnë në institucionet e shkollimit të lartë në Maqedoni.

Kryetari Mustafa kërkoi që studentët e Luginës së Preshevës të trajtohen po me të njëjtat kushte me të cilët trajtohen edhe studentët nga Maqedonia si në aspektin e tarifave semestrale në universitetet publike, përfitimit nga bursat, internshipet dhe konviktet.

Gjithashtu takimi kaloi në një atmosferë shumë vëllazërore dhe mirëkuptimi të përkushtuar në gjetjen e mundësive për të tejkaluar sfidat dhe çështjet e hapura.

Presheva po “zhveshet” nga institucionet shtetërore republikane, dëmtohen qytetarët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration