Lokale
Presheva e treta në garat Islame
Në garat e dyta republikane mbi njohurit fetare në Kosovë, Këshilli i Bashkësisë Islame nga Presheva zuri vendin e tretë
Në ambientin e Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë u mbajtën “ Garat e Njohurive Fetare” në nivelin shtetëror.
Në këtë garë ishin të pranishëm 18 ekipe nga 18 Këshilla të Bashkësisë Islame : Preshevë, , Prishtinë, Istog, Lipjan, Skënderaj, Dragash, Gjilan, Hani Elezit, Kamenicë, Prizren, Rahovec, Suharekë, Vushtrri, Shtime, Ferizaj, Vitia, Fushe Kosova, Malisheva.
Në Finale u kualifikuan vetëm gjashtë ekipe: Presheva, Prishtina, Shtime, Istogu dhe Rahoveci.
Vendi i parë i takoj ekipit nga Rahoveci nxënës të Shani ef. Sylka, kurse në vendin e dytë u rendit ekipi nga Prishtina, nxënës të Hakif ef. Hoti, kurse vendi i tretë i takojë ekipit nga Presheva.
Fituesit të garës i takojë çmimi “Haxhi nderi”, kurse shpërblimet u ndanë edhe për të gjithë pjesëmarrësit tjerë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!