Luginë: Konkurs për praktikantë me pagesë, përparësi studentët
Zyra për të drejtat e Njeriut dhe Pakicave e Qeverisë së Serbisë me mbështetjen e ambasadës së Britanisë së Madhe dhe Holandës në Beograd, kanë hapë program për pakicat në Serbi Sipas njoftimit të kësaj zyre qëllimi i këtij programi është pjesëmarrja më e madhe për pakicat nacionale (shqiptare, boshnjake dhe rome) në jetën publike të Republikës së Serbisë. “Të rinjve me prejardhje të ndryshme nacionale dhe me tituj të ndryshëm akademik do të u mundësohet që prej afër të njoftohen me punët e institucioneve shtetërore me qëllim që të arrijnë mundësin për të punësuar pjesëtar të pakicave nacionale në institucionet shtetërore të Republikës së Serbisë”, thuhet në konkursin e hapur. Ky program parasheh përzgjedhjen e dhjetë kandidatëve të cilët do të jenë për gjashtë muaj praktikantë gjatë periudhës nëntor 2012 – prill 2012. Si kusht kryesorë për të marrë pjesë në konkurs është që kandidati të jenë student në vitin e fundit të studimeve ose të ketë mbaruar studimet (drejtësinë, shkencat politike, shkencat shoqërore). Vlen theksuar se të gjithë kandidatët e zgjedhur do të marrin pagat mujore për punën e bërë, ndërsa dokumentacionin i nevojshëm duhet të dërgohet më së voni deri më 16. tetor të këtij viti./Titulli.com/ Më poshtë keni të plotë konkursin. *****************************************************************************************************************************************************************************************Zyra për të drejtat dhe pakicat e njeriut
Programin e praktikës për të rinjtë - pjesëtarë të pakicave, në institucionet shtetërore në Serbi
Qëllimi i këtij programi është që të i mundësohet një pjesëmarrje më e madhe pakicave nacionale në jetën publike të Republikës së Serbisë. Të rinjve me prejardhje të ndryshme nacionale dhe me tituj të ndryshëm akademik do të u mundësohet që prej afër të njoftohen me punët e institucioneve shtetërore me qëllim që të arrijnë mundësin për të punësuar pjesëtar të pakicave nacionale në institucionet shtetërore të Republikës së Serbisë. Ky program parasheh zgjedhjen e dhjetë (10) kandidatëve të cilët do të ishin si praktikant gjashtë (6) muaj edhe atë në periudhën prej nëntorit 2012 deri në fund të prillit 2013. Paraqitja - Formulari paraqitës – kandidatët e interesuar duhet që të mbushin formularin paraqitës të publikuar në web faqet e Zyrës për drejtat dhe pakicat e njeriut www.ljudskaprava.gov.rs, poashtu edhe në web faqen e trupit Koordinues i Qeveris Republikës së Serbisë për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës www.kt.gov.rs (formulari do të jetë në dispozicion edhe në zyrën e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, në Bujanoc, si dhe në zyrat e trupit Koordinues për jugut të Serbisë në Preshevë dhe Bujanoc, ndërsa në Medvegjë në objektin e komunës ) - Kopjet e skenuara (me postë elektronike) ose fotokopjet e vërtetuara (me postë të rregullt) të diplomës së arritur ose vërtetim që jeni student, ose fotokopje e vërtetuar e indeksit - Vërtetimin për nënshtetësi (të skenuar me postë elektronike ose,origiinalin apo kopjen e vërtetuar me postë të rregullt) - Letrën motivuese Dokumentacionin e lartëpërmendur duhet ta dërgoni më së voni deri më 16. tetor 2012 , me postë të rregullt në adresën: Zyra për drejtat dhe pakicat e njeriut Bulevari Mihajllo Pupina 2 11 000 Beograd ose me anë të postës elektronike në adresën : internship@ljudskaprava.gov.rs Përzgjedhja e kandidatëve të suksesshëm do të bazohet në kërkesat e paraqitura dhe në intervistë. Koha dhe vendi për intervistë do të i lajmërohet vetëm atyre kandidatëve të cilët hyjnë në zgjidhjen e ngushtë. Aplikacionet e pakompletuara dhe të vonuara nuk do të merren në konsideratë. Kushtet Praktikantët e suksesshëm duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:- Të jenë student në vitit e fundit të studimeve ose të kenë mbaruar studimet (drejtësinë, shkencat politike, shkencat shoqërore)
- Të kenë njohuri aktive të gjuhës serbe;
- Të jenë shtetas të Republikës së Serbisë;
- Të kenë motivim, te jenë komunikativ, kreativ dhe profesional në raport me punën.
“Programin për praktikant të rinj- pjesëtarë të pakicave, në institucionet shtetërore të Serbisë”
E mbështesin ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd dhe ambasada e Holandës në Beograd