Lugina në nevojë të aktivizmit dhe veprimit rinor!
Lokale

Lugina në nevojë të aktivizmit dhe veprimit rinor!

05.Oct.2012 07:07
0
Aktivizmi rinor është një koncept që përmbledh shumë bukur fuqinë dhe enrgjinë e të rinjve. Kjo fuqi dhe kjo energji e te rinjve eshte e domosdoshme per te organizuar qoftë një  lëvizje qytetare, qoftë një lëvizje ambientaliste, qoftë një lëvizje për të drejtat e njeriut, qoftë për të organizuar komunitetin e një lagjeje.  Në të gjithë botën aktivistët rinor janë të angazhuar në vendimmarrje, në advokim, në projekte komunitare, në aksione vullnetare dhe të tjera, duke ushtruar ndikimin e tyre në mënyrën e qeverisjes, në hartimin e politikave rinore dhe në çdo gjë që përbën një shqetësim për komunitetin. Shkruan: Valon Arifi Grupet Vullnetare dhe Aktivizimi Rinor Grupe Vullnetare do të quajmë një bashkim individësh që kanë qëllime dhe objektiva të njëjta dhe që kërkojnë të sjellin ndryshim. Zakonisht këto grupe kërkojnë që të përmisojnë kushtet ekzistuese për të plotësuar nevojat ose të jenë pjesë e zbutjeve apo eliminimit të problemeve të ndryshme sociale. Përbërja moshore, krahinore, aftësitë profesionale të këtyre grupeve mund të ndryshojne, por ajo se cfarë i bashkon është sensi  i lartë i përgjegjësisë dhe motivimi për të arritur ndryshime konkrete. Nisur nga realiteti shqiptar, keto grupe vullnetare përbëhen zakonisht nga të rinj, që kanë vullnet dhe dëshirë për tù angazhuar në nisma të organizatave dhe institucioneve të ndryshme. Jo rrallë herë ata janë bërë pjesë e ndryshimeve dhe një forcë e madhe për të ndërgjegjësuar anëtarët e komunitetit për probleme të ndryshme. Situata në Presheve e Bujanoc / Si është Aktivizmi Rinor tek NE ? Në vendin tone Aktivizmi Rinor, është shumë I zbeht, për të mos thënë nuk duket fare, përpos ai aktivizmi I fushatave zgjedhore, kur të rinjët si pjese e dekorit ose servilitetit politikë janë aktivë për të vendosur panot, posterët e bilbordët e partisë, apo edhe për të shterrur zërin duke bërtitur emrin e liderit të tyre. Shumë të rinj kanë dëshirën dhe vullnetin, për t’u angazhuar në diçka dhe po të vëmë re ka shumë pak të tillë që sot janë aktivë, pos pak të rinjësh që sot janë pjesë e pak organizatave tek në, YIHR’s si organizatë joëeveritare, dhe aktivistëve të pakët në numër të Zyreve të të rinjëve (të paket, sepse sot po edhe më heërët këto zyre ju shërbejn partive në pushtët) ,  Mund të përmend disa nisma shumë motivuese, të cilat i kanë dhënë një shtysë të jashtëzakonshme Aktivizmit Rinor, e tillë është Nisma për të drejtat e njeriut,”, e cila ka si skuadër një grup të rinjsh tepër aktivë,Junior Skillz, (që për fat të keq si “Lider” të grupit ka një  që vite më parë ka kaluar moshën rinore e)të cilët kanë  arritur të ofrojnë diçka sado të vogël, por me efekt shumë pozitiv porsa i përket akivizmit rinor. Po të vëmë re shohim se me ndryshimin e brezave ka ndryshuar shume dhe mënyra e organizimit rinor. P.sh, nëse dikur organizimet rinore ishin të strukturuara, gëzonin mbështetjen e shtetit, funksiononin qendrat e kultures, kampet e pushimit per te rinjte, fushimet per aksione ndryshme, etj, sot fatkeqësisht kemi nje Komunë që funskionimin qeverisë nuk ka të paraparë një system të mirfillt të aktivizmit rinor, edhe pse ditë e më tepër gjykojn të rinjët që sorollaten Club’it e Xl’t në Preshevë, Hommi’t e Centralit në Bujanoc.  De fakto nuk ka buxhet per rinine, kemi nje system tëe Arsimit, qe nuk ka nje politike dhe jo me nje fond per edukimin jashtëshkollor, (shume i rendesishem, per aktivizimin e te rinjve, per aktivitete kulturore, sportive,etj.), kemi nje Drejtori Kulture, prane Komune   ku nuk ka akses as vete komuna,  mungon teresisht infrastruktura per aktivitete rinore, dhe per me teper nuk ka asnjë politike qe të nxisi keto lloj organizimesh. Prandaj dhe pse megjithëse pa përkrahje, te rinjte shqiptare kane treguar se nuk ju mungon vullneti dhe dëshira per t’u organizuar,por mendimi primitive i politikës së shkuar,mendim I ngjyrosur me ndikimet provinciale dhe nevoja për nje demokratizim të demokracisë së brendshme na sjell në ktë gjendje që sot gjendet rinia dhe aktivizimi në verpim I tyre ! Reagimi Qytetar Në momentin e parë  të gjithë të rinjët  janë lodhur nga mjediset e degraduara, nga mungesa e infrastrkturës, nga neglizhenca e Pushtetit Lokal, dhe shume e shumë arsye të tjera, të cilat ata me të drejtë ankohen. Menjëherë pas kësaj ajo që të bie në sy, është mungesa e sensit komunitar. Aktualisht problemi me i madh qe hasin qytetaret e qyteteve më të mëdha është mungesa e sensit të komunitetit, ku secili përpiqet për të zgjidhur hallin e vet, zgjidhje kjo me një kosto shumë më të lartë dhe aspak e qëndrueshme.  . Kjo vjen edhe nga mungesa e komunikimit dhe bashkëpunimit mes banorëve, por dhe nga mungesa e reagimit qytetar, ku secili ka të drejtat dhe përgjegjësitë e veta si qytetar. Vetë banorët nuk e kuptojnë dot forcën e komunitetit, forcën e të qënit  të bashkuar në një qënndrim për një problem të caktuar dhe të organizohen për të zgjidhur këtë problem. Në shumicën e rasteve reagimi qytetar është i përçarë dhe kjo e bën shumë të vështirë realizimin e asaj që quhet Qytetari Aktive apo Pjesëmarrje Qytetare. Është fakt që të synosh një qytetari aktive, në mënyrë që të përftosh Reagim Qytetar, duhet filluar duke angazhuar të rinjtë në aktivitete qytetare, siç është shërbimi në komunitet dhe puna vullnetare. Studentët dhe të rinjtë në përgjithësi i kanë të gjitha mundësitë të jenë qytetarë pozitivë në komunitetet e tyre. Ata mund të veprojnë për të përmirësuar komunitetin, shkollën, mjedisin dhe shoqërinë në tërësi, nëpërmjet aksioneve vullnetare të organizuara në grupe ose individualisht, duke u angazhuar në organizata apo duke prezantuar dhe vetë projekte dhe nisma komunitare, si në rastin e Projektit Qytetar. Banorët e gjeneratës së re , si shpresë për Luginën , ende nuk po arrijm  të dalim përtej qdo partie politike, për tej qdo diference mes vehti, përej  gjithcka qe me dekada po degradon në maksimum vlerat dhe kulturën që dikur patën qytetet tona, sot më shumë se kurr më parë, Lugina ka ndalur aktivitet kulturore, sportive e  artistike. Andaj një zgjimë nga gjumi, aktivizim dhe veprim rinor sotë është më i nevojshëm se kurr ! (Autori është nga Presheva)  
Presheva e treta në garat Islame
Pas Bujanocit edhe Presheva kërkon gjykatën themelore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration