Lokale
Përsosen mjetet e punës për shënimin e sinjalistikës
Drejtorati për Ndërtim sot ka filluar rishënimin e sinjalistikës tokësore të komunikacionit duke shtyrë për herë të parë në funksionim makinën për shënimin e kësaj sinjalistike
Sipas Drejtorit të kësaj ndërmarrje Agim Halitit kjo makinë e kontraktuar qysh më herët është bërë pagesa tani, ndërsa e ka financuar komuna e Bujanocit, dhe kap vlerën 1 milion e 700 mijë dinarë.
“Kjo është një makinë e kontraktuar qysh më herët por më vonë e kemi paguar dhe është e financuar nga buxheti i komunës së Bujanocit që kushton 1 milion e 700 mijë dinarë. Kemi pasur obligim ligjor që sinjalizimi tokësor të bëhet së paku një herë në vit e cila kushtonte mbi një milion dinarë, tash besoj që brenda vitit ti rregullojmë këto punë vetë, dhe kjo makinë do ta arsyetoj veten”, ka thënë Haliti.
Pas aktivitetit të sinjalizimit tokësor që është i vlefshëm për sigurinë e qytetarëve, stacioni lokal i autobusëve në rrugën "Karagjorgje Petroviq" ende ka mbet i paasfaltuar, i cili njëherit po shkakton tollovi në komunikacion.
Në insistimin e gazetarit të Titullit për të marrë një përgjigje konkrete nga Drejtori i Ndërmarrjes për Ndërtim, Agim Haliti lidhur me mos asfaltimin e këtij stacioni, ai tha se do të presim afatin e dytë të kontraktimit për mbushjen e gropave.
“Sipas gjitha gjasave ato kanë qenë ende punë të pakryera, më herët është prerë asfalti nga ekzekutori i punëve “Dekori Company” që i ka bërë ekzekutimin e trotuareve të rrugës Karagjorgje Petroviq. Besoj që tash në afatin e dytë të kontraktimit të mbushjes së gropave në rrugë do ta shfrytëzojmë rastin edhe ato vende do ti mbushim dhe normal do ti plotësojmë obligim ndaj qytetarëve që kemi”, përfundoi Haliti.
Ky aktivitet ishte i mbështetur nga komuna e Bujanocit, ndërkaq prezent ishin edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe zv/kryetari Stojança Arsiq./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!