Lokale
Organizohet ekspozitë e nxënësve për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri priti në një takim drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, arsimtarët e kulturës figurative dhe ata të kulturës muzikore. Qëllimi i këtij takimi ishte niniciativa për realizimin e idesë për organizimin e një ekspozite me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme , për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Të pranishmit ranë dakord, sepse sipas tyre është bërë shumë pak për artet pamore, ata e cilësuan si ide shumë të qëlluar dhe se të gjithë do të bashkpunojnë me nxënësit në mënyrë që nga secila shkollë të përzgjidhen tre deri në pesë punime, me të cilat do të marrin pjesë në ekspozitë.
Ekspozita do të hapet më 12 nëntor 2012, nëorën 17:00.
Përhapësirënku do tërealizohetekspozitasidhepërmbarëvajtjen e këtij aktiviteti do tëpërkujdeset komisioni i cili është në këtë përbërje: XhevdetDula – Magjistër i artit figurativ, AvniZairi - Profesor i artit figurativ, Zija Amidi – Profesor i artitfigurativ, Seude Selimi – Profesoreshë e artit figurativ, Imran Shabani - Profesor i artit figurativ, Musa Gjymshiti – Profesor i kulturës muzikore, Shezai Saiti – Profesor i artit figurativ.
Ndërkaq, vlenë të theksohet se do të ketë shpërblime për fituesit e vendit të parë, të dytë dhe të tretë të shkollave fillore si dhe përfituesit e vendit të parë, të dytë dhe të tre të të shkollave të mesme tëkomunave: Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Nga profesorët e artit figurativ u kërkua që edhe ata të jenë pjesë aktive e këtij organizimi, duke ekspozuar punimet e tyre në një kënd të veçant, për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë , por, pa qenë në konkurencë me nxënësit.
Ky është, një nga aktivitetet e shumta me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe se Këshilli Kombëtar Shqiptar në kontinuitet po përkujdeset që edhe Lugina , të jetë pjesë e kalendarit me aktivitete për nderë të këtij përvjetorit jubilar mbarëkombëtar, thuhet në kumtesën e KKSH-së./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!