PVD dorëzohet para pushetit, tani e tutje opozitë aktive
Lokale

PVD dorëzohet para pushetit, tani e tutje opozitë aktive

19.Oct.2012 22:55
0
Kryesia e Degës së PVD-së, në mbledhjen e sotme, krijoi grupet punuese profesionale, me detyrë të përcjelljes së ligjmërisë së punës të vetëadministrimit lokal, ndërmarrjeve dhe institucioneve lokale, organeve shtetërore lidhur me zbatimin e ligjmërisë në rrespektimin e të drejtave kolektive dhe individuale të shqiptarëve, thuhet në faqen zyrtare të facebook-ut të Shaip Kamberit. Njëkohësisht, këto grupe profesionale, për nevojat e Kryesisë dhe këshilltarëve komunal, do të përgatisin iniciativa që kanë për qëllim realizimin e çështjeve konkrete në të mirë të qytetarëve. Kryesia e PVD-së, dega në Bujanoc, ka themeluar shtatë grupe punuese profesionale nga lëmitë e ndryshme. Ato janë:
  1. Grupi për përcjelljen e punës së Kuvendit dhe administratës komunale,
  2. Grupi për përcjelljen e punës së ndërmarrjeve dhe institucioneve publike,
  3. Grupi për përcjelljen e investimeve,
  4. Grupi për përcjelljen e punës në arsim,
  5. Grupi për media dhe përcjelljen e punës së RTB-së ,
  6. Grupi për rini, sport dhe kulturë,
  7. Grupi për buxhet dhe financa.
Mustafa e Arifi shijojnë darkën e Lamës në Prishtinë
Përsosen mjetet e punës për shënimin e sinjalistikës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration