Përfundon votimi për zgjedhjet parlamentare në Tërnoc, mbi 617 votues
Ka përfunduar procesi i votimit ndërsa deri në orën 19:30 në vendvotimin numër 6 në komunën e Bujanocit në zgjedhjet e përsëritura parlamentare kanë votuar 617 votues, që është 56,7% e të regjistruarve, njofton KRRT-ja.
Të drejtë vote në vendvotimin numër gjashtë, në shkollën “Muharem Kadriu” në Tërnoc të Madh, kishin 1089 votues, transmeton Titulli.com.
Në atë vendvotim zgjedhjet u anuluan tre herë, sipas kundërshtimeve të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës dhe SPS-së dhe votimi i 23 qershorit për të katërtën herë nuk u mbajt për shkak të mosmarrëveshjeve mes anëtarëve të këshillit zgjedhorë të votimit.
Nga zgjedhjet e përsëritura në këtë qendër votimi varet se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 3 prill./Titulli.com/