Beqiri: Nga ora 7-20 s'kemi pranuar asnjë vërejtje për zgjedhjet parlamentare në Tërnoc
Votimi i pestë i përsëritur në zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Serbisë në vendvotimin numër 6 në Tërnovc të Madh ka kaluar pa ndonjë parregullsi dhe vërejtje, kështu ka vlerësuar pas votimit për Portali Danas, kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhorë në Bujanoc, Fejzi Beqiri,
“Që nga fillimi i votimit të mëngjesit të sotëm në orën shtatë e deri në ora 20 kur anëtarët e Komisionit në shkollën fillore Muharem Kadrija “filluan me përpunimin e materialit të votimit, nuk kemi pranuar vërejtje zyrtare nga asnjë anëtar”, theksoi Beqiri, transmeton Titulli.com.
Të drejtë vote në votimin e përsëritur në Tërnovc të Madh kishin 1089 votues, ndërsa sipas të dhënave nga KRRT-ja deri në orën 19:30 kanë votuar 617 votues, që është 56,7% e të regjistruarve./Titulli.com/