Opozita e Bujanocit dështon "përfundimisht" ! (video)
Lokale

Opozita e Bujanocit dështon "përfundimisht" ! (video)

22.Sep.2012 16:31
0

Koalicioni qeverisës sot është takuar në zyrën e kryetarit në Bujanoc, pas tentimit të opozitës për të prishë këtë koalicion multiektnik Përfaqësuesit e partive politike që kanë marrëveshje për të udhëhequr me komunën e Bujanocit, sot pas një takimi që patën në zyrën e kryetari të komunës së Bujanocit, kanë deklaruar se ky koalicion nuk është prishë, dhe as që do të prishet. Arifi tha për mediat se “Jemi takuar pas situatës që u krijua dje dhe të gjithë njëzëri themi se koalicioni është stabil  dhe do të vazhdohet sipas marrëveshjes së nënshkruar”. Ai me këtë  rast ka deklaruar se ky koalicion është i gatshëm edhe të zgjerohet me ndonjë subjekt tjetër. Mendim të njëjtë sa i përket koalicioni si dhe qëndrueshmërisë së tij kanë dhënë edhe partnerët tjerë në këtë koalicion, të cilët morën pjesë në këtë takim. Stojança Arsiq nga Grupi Qytetar që merr pjesë me pesë këshilltarë në këtë koalicion, me këtë rast theksoi se nuk ka asnjë arsye që koalicioni të prishet dhe se ai do të jetë i qëndrueshëm dhe do të vazhdojë sipas marrëveshjes së arritur. “Nuk kemi arsye ta ndërrojmë koalicioni dhe se ai është i fortë, ndërsa nëse dikush dëshiron  të na bashkohet atëherë edhe mund ta zgjerojmë”, theksoi mes tjerash Arsiq. Ai komentoi edhe deklaratën e Daciq, duke thënë se në Bujanoc nuk ekzistojnë kushtet që matematika e Daciqit të aplikohet. “Ne kemi zhvilluar bisedimet edhe me opozitën e tanishme dhe ato bisedime dështuan, tani po provojnë disa bisedime me kushte  të njëjta si më parë, mirëpo nuk do të ketë asgjë nga ato”, përfundoi Arsiq. Edhe këshilltari dhe zv/kryetari i Kuvendit, Bozhidar Angjellkoviq, që vjen nga radhët e partisë së Ivica Daçiqit (PSS), ka mohuar zërat e prishjes së koaliconi, dhe se nuk ka asnjë urdhër nga Beogradi që me çdo kusht duhet që PVD e Riza Halimit të hyjë në koalicionin e tanishëm. Këshilltari tjetër i Kuvendit të Komunës së Bujanocit  Zoran Antiq nga subjekti Rajonet e Bashkuara të Serbisë (RBS)- (pjesë e GQ “Stajanca Arsiq”), i cili ishte në këtë takim, tha se ne një muaj kemi biseduar me PVD-në, LPD-në dhe UDSH-në dhe nuk kemi arritur marrëveshje dhe tani kemi një koalicion shumë të qëndrueshëm. “Ne një muaj kemi biseduar me ta, dhe këto subjekte i kanë ofruar shumë pak bashkësisë nacionale serbe. Me këtë koalicion që kemi serbët kanë fituar aq pushtet sa edhe i takon në bazë të numrit të popullsisë, dhe kështu kemi krijuar një stabilitet për të gjithë banorët e komunës”, tha Antiq. Sipas tij koalicioni është shumë stabil. “Koalicioni është shumë stabil, funksional e operativ dhe shumë transparente, punohet në mënyrë ekipore dhe kjo është diçka që në periudhën e kaluar nuk e kemi pas kur ishim partner në koalicion me opsionin politikë i cila tani na ofrohet nga një pozitë tjetër”, ka përfunduar Antiq. Gjatë ditës së djeshme udhëheqësit e partive shqiptare që janë në opozitë kishin ftuar në takim në Vranjë disa nga këshilltarët serb, për të formuar koalicion të ri, i cili nuk u arrit. Me këtë rast partitë shqiptare në opozitë të udhëhequra nga PVD e kishin shfrytëzuar mungesën e kryetarit Arifi i cili ishte në një konferencë ndërkombëtare në Turqi, e që u detyrua të largohet nga konferenca për të dëshmuar edhe njëherë se koalicioni është i qëndrueshëm. Dje madje filluan edhe  “festat” dhe lajmëroheshin simpatizantët e opozitës shqiptare për këtë arritje të “madhe”. Si duket edhe kësaj here "festa" e opozitës mbeti vetëm në rrjetin social facebook./Titulli.com/ http://youtu.be/pSdeErIGIM0
PDIU: Daçiqi skenar për dëbimin e shqiptarëve
Ndihmo buzëqeshjen e fëmijëve jetim në komunën e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration