PD iniciativë për koalicione të mundshme, a janë 2 parti të pashmangshme në qeverisje?
Partia Demokratike, fituese me vota e zgjedhjeve lokale të mbajtura më 21 qershor fillon me iniciativën për formimin e qeverisjes së re komunale.
Kryetari i këtij subjekti gjatë ditës do të takojë fillimisht përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare për të shqyrtuar mundësitë e një koalicioni të mundshëm.
Sipas rezultateve të certifikuar nga Komisioni Komunal Zgjedhorë dy paritë fituese janë PD dhe PPS e Aleksandër Vuçiqit.
Burime të redaksisë së Titulli.com thonë se një koalicion i shumicës vetëm mes partive shqiptare do të jetë i vështirë apo i pamundur duke i pasur parasysh rrethanat politik lokale e rajonale.
Të njëjtat burime thonë gjithashtu se PD dhe PPS mundë të jenë të pashmangshme në formimin e qeverisjes së re komunale në Bujanoc për shkak numrit të këshilltarëve që kanë.
Në bazë të këtyre rezultateve kanë votuar 20.958 votues dhe 41 ulëset në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit do të duken sipas renditjes:
PD- 10 këshilltarë
PPS- 10këshilltarë
PVD- 8 këshilltarë
LPD- 4 këshilltarë
APN- 3 këshilltarë
PS- 3 këshilltarë
UDSH- 1 këshilltarë
PR- jedinstvo- këshilltarë
Pr0me- Kenan- 1 këshilltarë