Lokale
Pala mbrojtëse me dëshmitar pro preshevarëve
Në ditën e pestë të rigjykimit ndaj shqiptarëve të Preshevës në Gjykatën e Qarkut në Beograd, janë paraqitur dëshmitarët e palës mbrojtëse.
Sipas Orhan Rexhepit kryetar i LKSH-së në Preshevë, kjo është hera e parë që janë marrë parasysh kërkesat e palës mbrojtëse.
“Papritmas janë marrë parasysh kërkesat e palës mbrojtëse për nxjerrjen e pesë dëshmitarëve serb të komunës së Gjilanit, të cilëve në gjykimin e parë nuk i është lejuar të dëshmojnë”, ka thënë mes tjerash Rexhepi.
Sipas tij katër dëshmitarët që ishin prezent, dëshmuan në mënyrë indirekte pafajësinë e djemve shqiptar nga Lugina.
Ky rigjykim është duke u kryer kundër 17 shqiptarëve të Luginës, të akuzuar për krime lufte kundër Serbëve, Romëve dhe ndonjë Shqiptari spiun, gjoja të kryera këto në Gjilan dhe rrethinë gjatë periudhës kohore mesi i Qershorit-fundi i Tetorit 1999.
Siç ka shpjeguar Rexhepi, rigjykimi është caktuar të vazhdojë nesër edhe pse ky rigjykim është dashur të kryhej para një muaji, më 7 maj 2012./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!