Shefket Musliu dhe Nagip Arifi ftojnë për koalicion
Lokale

Shefket Musliu dhe Nagip Arifi ftojnë për koalicion

05.Jun.2012 21:36
0
Ish shefi i UÇPMB-së Shefket Musliu dhe kryetari i PD-së kanë ftuar edhe  njëherë subjektet politike shqiptare për të formuar koalicion për qeverisje lokale në komunën e Bujanocit, raporton Titulli. Shefket Musliu këtë thirrje e bëri përmes RTB-së duke thënë se shqiptarët duhet të ulen së bashku dhe të gjejnë një zgjidhje për të formuar koalicion të përbashkët mes shqiptar, pasi siç tha ai ky është moment historik. “I kisha bo apel të gjitha partive politike që të jenë të vetëdijshme, të bëhen bashkë, është momenti historik që duhet të bëhen bashkë, pasi e kërkon puna, kërkon populli, kërkon atdheu pasi është derdh gjak”, tha mes tjerash Shefket Musliu, ish komandant i UÇPMB-së. Një ftesë tjetër nga zyra e Partisë Demokratike gjatë një konference për shtypë  e ka bërë sot edhe Nagip Arifi, drejtues i këtij subjekti. Ai edhe pse  kishte paralajmëroi se ka siguruar shumicën për udhëheqje me komunën e Bujanocit, tha se ka vend edhe për subjektet tjera shqiptare që veprojnë në këtë komunë. “Ende ka mundësi që ndonjë parti të kyçet, ka mundësi që ta zgjerojmë koalicionin dhe mbesim me shpresë se këto dy ditë që na kanë mbet që ata të kyçen”, tha mes tjerash Arifi. Vlen theksuar se Partia Demokratike e cila fitoi më shumë vota në zgjedhjet e 6 majit, tre herë i ka bë ftesë publike partive shqiptare, nga të cilat nuk ka marrë përgjigje. Përveç kësaj, pas zgjedhjeve lokale subjekti që ka komunikuar me publikun ishte Partia Demokratike, ndërsa nga tre subjektet tjera shqiptare që kanë përfaqësuesit e vet në kuvend, vetëm Partia për Veprim Demokratik ka dalë me një kumtesë përmes së cilës ka pranuar rezultatet e zgjedhjeve lokale të 6 majit./Titulli.com/
Pala mbrojtëse me dëshmitar pro preshevarëve
Fillon trajnimi i gazetarëve të rinj në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration